Syri i njeriut sheh ngjyrën e re ‘Olo’ për herë të parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një eksperiment të ri, shkencëtarët kanë “zbuluar” një ngjyrë krejt të re, një ngjyrë që ata thonë se nuk është parë kurrë më parë. E quajtur “olo”, ngjyra përshkruhet si një blu-jeshile e fortë që qëndron jashtë kufijve të zakonshëm të asaj që syri i njeriut mund të shohë.

Studimi, i botuar në revistën Science Advances, përshkruan se një ekip studiuesish nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley, dhe Universiteti i Uashingtonit janë pionierë të një teknologjie të re të quajtur Oz. Kjo risi i lejon shkencëtarët të stimulojnë qelizat fotoreceptore në retinën e njeriut duke përdorur dritën lazer.

Syri i njeriut zakonisht sheh ngjyrat duke kombinuar sinjale nga tre lloje të qelizave konike – konet S, M dhe L – secila e ndjeshme ndaj dritës blu, jeshile dhe të kuqe. Normalisht, drita që aktivizon një lloj koni do të aktivizojë edhe të tjerët, gjë që kufizon gamën e ngjyrave që mund të perceptojmë.

Sistemi Oz e thyen këtë rregull duke aktivizuar vetëm konet M (të ndjeshme ndaj ngjyrës së gjelbër) me dritë lazer, duke i lënë konet S dhe L të paprekur. Kjo gjë e bën njeriun të shohë një ngjyrë që nuk ekziston në natyrë.

“Duke aktivizuar vetëm konet M, ne nxorëm një ngjyrë përtej gamës natyrale njerëzore,” shkruan studiuesit. Ata e përshkruajnë ngjyrën si një blu-jeshile shumë të ndezur.

Ekipi beson se Oz një ditë mund të ndihmojë në përmirësimin e mjeteve për studimin e verbërisë së ngjyrave ose të çojë në teknologji të reja për krijimin e ngjyrave në imazhet dixhitale./E.Ç

Të fundit

Miliardierja më e re në botë që ia kalon dhe Taylot Swift, u bë e pasur nga AI

Lucy Guo, 30 vjeç, ka kaluar këngëtaren dhe kompozitoren Taylor Swift për t'u bërë miliarderja më e re në...

Berisha në Gjirokastër: Vendi është zhytur në mjerim, ka familje që s’hanë dot tre vakte

Sali Berisha mbrëmjen e sotme ishte në qytetin e Gjirokastrës, ku përveç prezantimit të kandidatëve për deputetë të këtij qarku për koalicionin “Aleanca për...

KPK e shkarkoi nga detyra prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, KPA e rikthen

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, i cili u shkarkua nga detyra nga KPK. Trupi gjykues i...

Pete Davidson nis procesin e dhimbshëm të heqjes së tatuazheve: Më duhen 10 vite

Pete Davidson, aktori i njohur amerikan, ka zbuluar se ka nisur një proces të gjatë dhe të dhimbshëm për të hequr më shumë se...

Shehaj në Kukës: Kryeministri gënjen haptazi kur thotë se mbështet Altin Dumanin

Nga takimi i fushatës në Kukës, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama për hipokrizi të thellë në lidhje me drejtësinë dhe mbështetjen e SPAK-ut,...

Lajme të tjera

Web TV