Sinqeriteti i Kryemadhit, rrëfen dy gabimet fatale në karrierën e saj politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja Monika Kryemadhi ka deklaruar se pavarësisht divorcit po bën fushatë për babin e fëmijëve të saj Ilir Metën.

“Nuk kërkoj votë për ish bashkëshortin tim por për babain e fëmijëve të mi, që duan apo s’duan ka një histori që mendoj shumë njerëz e kanë obligacion për ta çuar votën e tyre te Meta.

Është komplet në një situatë më të qetë sa i përket emocionit. Tashmë jam në një pozicion që e shikon gjënë nga jashtë ke këndëvshtrim tjetër, ke kohë për të analizuar gjërat, nuk je peng i agjendës elektorale. Shikoj një fushatë tjetër, në një kod zgjedhor tjetër, në një fushëbetejë që shikon mënyra të ndryshme, kupton nga gabimet e tua të shkuarës”, tha ajo.

E ftuar në një emision televiziv Kryemadhi pranoi se braktisja e mandateve dhe zgjedhjeve ishin dy gabime fatale, të cilat ajo ia ka faturuar vetes.

“Mund të them naiviteti politik si kryetare e LSI që lejoi djegien e mandateve që i dhanë armën në dorë PS.

Braktisja e zgjedhjeve dhe mandateve, janë gabime fatale. Ndryshe nga herët e tjera kam vendosur që gabimet t’ia vë vetes. E marr unë përsipër djegien e mandateve që mund ta quajmë një element reflektues që të mësojmë nga gabimet e së shkuarës”, u shpreh Kryemadhi. m.p.

Të fundit

Fier, makina përplaset me murin rrethues të një banese

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Ndërnënas të Libofshës. Një automjet tip “Citroen” pasi...

Tudor shpreh pakënaqësite: “Kjo merkato të çon drejt çmendjes”

Igor Tudor shpreson që të ndryshojnë sa më shpejt rregulloret për merkaton e transferimeve, pasi sipas tij, është e pakuptimtë që të luhet ndërsa...

Vucic: Do i rezistojmë kujtdo që na kërcënon! Serbia fiton!

"Ne do t'i kundërvihemi presioneve të jashtme, të gjithë atyre që na kërcënojnë dhe do të fitojmë.” Ky ishte mesazhi i fortë që Presidenti i...

Reuters zbulon 3 kushtet e Putinit për paqen në Ukrainë

Kërkesat e presidentit rus Vladimir Putin për një zgjidhje të mundshme të konfliktit në Ukrainë janë zbuluar nga agjencia Reuters, e cila citon burime...

Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kosovës – për zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV