Xhelal Mziu dhe nipi i tij dhunojnë zyrtarin e njësisë administrative, çështja në SPAK!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një incident ka ndodhur në Bulqizë pas një takimi elektoral të Partisë Demokratike. Policia thotë se deputeti demokrat, Xhelal Mziu dhe nipi i tij kanë dhunuar një person, duke e goditur atë me grusht.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme rreth orës 13:00 në fshatin Ostren, në ambientet e jashtme të njësisë administrative.

Mësohet se personi i dhunuar është Kalosh Murra, zyrtar i njësisë administrative. Policia ka referuar materialet ne SPAK për deputetin e PD, Xhelal Mziu dhe nipin e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për shtetasit Xh. M., 58 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha e nip, të dy banues në Tiranë, sepse rreth orës 13:00 të datës 24.04.2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren”, thote policia.

Kujtojmë që ky është incidenti i parë i regjistruar deri tani që nga nisja e fushatës elektorale më 11 prill./E.S

Të fundit

viti 681/Bullgaria, themelimi i shtetit pas fitores mbi bizantët

Historia e Bullgarisë si shtet fillon në vitin 681, kur bullgarët – një popull turko-altaik i udhëhequr nga khani...

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në aeroportin Zhukovsky pranë Moskës, gjë...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

Lajme të tjera

Web TV