Anxhela Peristeri fotografohet për herë të parë me partnerin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse flasim për karrierën e saj, Anxhela Peristeri është padyshim një nga artistet më të njohura të muzikës shqiptare. E pranishme prej vitesh në skenë, ajo nuk ndalet me koncertet live dhe projektet muzikore, duke ruajtur gjithmonë një imazh të fortë artistik.

Por kur bëhet fjalë për jetën private, këngëtarja ka zgjedhur një qasje krejt tjetër: ruajtjen maksimale të privatësisë. Së fundmi, Anxhela është fotografuar për herë të parë në shoqërinë e një mashkulli, teksa shëtiste qetësisht nëpër rrugët e Tiranës. Ajo shfaqet e qeshur dhe komode, duke e mbajtur partnerin për krahu, pa tentuar të fshihet nga sytë e paparacëve.

Djaloshi brun duket i përqendruar në telefonin e tij, ndërsa Anxhela, edhe pasi vëren praninë e fotografëve, nuk e largon dorën nga krahu i tij. Një gjest i thjeshtë, por mjaft domethënës për të gjithë ata që prej kohësh kanë pritur të shohin një imazh të çiftit.

Kujtojmë që në intervistat e fundit, Anxhela ka zbuluar se është në një lidhje të gjatë dashurie prej rreth 10 vitesh. Megjithëse partneri mbetet ende anonim për publikun, artistja ka pranuar se bashkëjetojnë pjesërisht. Ajo ka rrëfyer gjithashtu me humor se i dashuri është “shumë i bukur” dhe se ka frikë të ndajë foto me të, nga frika se mund t’ia “marrin”./E.Ç

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV