Dash Shehi sulmon Ramën: Po ndan njerëzit, disa jetojnë në luks dhe disa në mjerim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi i koalicionit Djathtas për Zhvillim, deputeti Dashamir Shehi, ka sulmuar ditën e sotme kryeministrin, teksa tha se Edi Rama po i ndan njerëzit, ku sipas tij, disa jetojnë në luks dhe disa në varfëri ekstreme.

Komentet Shehi i bëri gjatë një takimi që zhvilluan bashkë me z. Alibeaj në Durrës, ku të pranishëm ishin edhe anëtarë të tjerë të shtabit drejtues të koalicionit dhe kandidatët e qarkut Durrës.

Shehi tha gjithashtu se nëse njerëzit duan ndryshimin, duhet të votojnë ndryshe nga si kanë votuar gjatë këtyre 30 viteve. Ai tha se koalicioni Djathtas për Zhvillim me numrin 9 në fletën e votimit, ka kandidatë të papërlyer dhe të ndershëm.

“Kemi ardhur për t’ju përcjellë mesazhin tonë. Ne jemi për ndryshim. Ndryshimi i vërtetë është që të votojmë numrin 9, të votojmë njerëz që mendojnë ndryshe nëse duam ndryshim. Pastaj pjesa tjetër ne e gjykojmë që do jetë ai rotacioni klasik. Ne jemi kundër kësaj qeverie. 12 vite janë shumë, edhe për qeverinë më të mirë në botë.

Prandaj qytetarët e Durrësit i dinë problemet e veta. Nuk po hyjmë këtu jo çështjet urbane… Ky është një qytet i madh, ka qenë historikisht një qytet i pasur. Nuk mund të ndahet kështu që një grusht njerëzish kanë pallatet e luksit, disa të arabëve, disa të italianëve dhe pjesa tjetër janë akoma atje ku janë. Nëse doni të votoni, votoni njerëz të ndryshëm.

Po votuat të njëjtët njerëz që i keni votuar 30 vite, do të vazhdoni akoma edhe 30 vite të tjera po me këtë lloj historie. Ne gjykojmë që ndryshimi vjen nga njerëzit dhe kandidatët që ne kemi vënë janë të rinj, të papërlyer, nuk kanë historitë e 2 palëve të tjera, që hyjnë e dalin nëpër burgje. Ne kemi njerëz të thjeshtë, të shkolluar e punëtor”, tha Shehi. /E.S

Të fundit

Mesazhi i koduar nga Moska: Kush e njeh Kosovën, nuk do të mbijetojë në Serbi!

Një mesazh i koduar u lëshua nga Moska në drejtim të Beogradit, por pa një adresë të qartë. “Një njeri...

‘Trump shpëtoji serbët’, pse Vuçiç dhe Dodiku po ‘vrapojnë’ pas presidentit amerikan

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç prej muajsh është përpjekur me ngulm të kontaktojë Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Pas dështimit total në muajin maj në...

Zbuloni grup profesionet që paguhen më shumë

Për herë të parë në vitin 2024, një grup profesion ka një pagë mesatare zyrtare prej më shumë se 200 mijë lekë në muaj. Sipas...

OKB, teksa mbush 80 vjet me një botë në krizë, ajo duhet të rifitojë guximin

Martin Griffiths* Ditëlindjet duhet të jenë një kohë festimi, por kur ish-kolegët e mi të Kombeve të Bashkuara të mblidhen muajin e ardhshëm për të...

Shkurton distancën Tiranë-Korçë, rruga Qukës-Qafë Plloçë drejt përfundimit

Investimi i ri në rrugën Qukës-Qafë Plloçë në Pogradec po merr gjithnjë e më shumë formë, duke premtuar jo vetëm një rrugë më të...

Lajme të tjera

Web TV