Edi Rama takim me kandidatët për deputetë, zbulohen porositë e kryesocialistit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse anuloi takimin në Fier për shkak të ditës së zisë, mësohet Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e sotme kandidatët e PS Tiranë në një ambient privat në kryeqytet.

Sipas burimeve, fokusi ka qenë te vota e emigrantëve dhe marrëdhënia e kandidatëve socialist me njëri-tjetrin.

Mësohet që Rama u ka kërkuar socialistëve që të organizohen me kontaktet e tyre në diasporë për të bërë të mundur që shqiptarët jashtë vendit të votojnë, sidomos aty ku është përqendruar numri më i madh i tyre Itali dhe Greqi. Për shkak të problemeve që kanë hasur me postën në disa vende në këto dy shtete, ka dhënë porosi që të mos demoralizohen votuesit jashtë por të binden që të shkojnë të marrin zarfet dhe të votojnë.

A2 CNN mëson se çështja tjetër në të cilën është ndalur kryetari i PS ka të bëjë me fushatën e kandidatëve të PS. Ai ka dhënë porosi që kryesore në këto zgjedhje është numri 5 dhe çdo konflikt i brendshëm mund të dëmtojë PS.

Për këtë arsye, Rama ka kërkuar që çdo njeri prej tyre, ata që janë në listë të hapur të kërkojnë votën personal, por të mos shajnë kolegët e tyre brenda partisë të zgjedhësit, sepse sipas tij, në këtë mënyrë mund të pezmatojë votuesit dhe të penalizojë maksimizimin e votës për mazhorancën. /E.S

Të fundit

Shkrepset e idjotëve që do t’i vënë flakën botës

Leonard Veizi Botën nuk do ta shkatërrojnë as meteorët, as cunamet, as ndonjë supervirus i krijuar në laboratorin e rradhës...

4 shtator 1972: Tre hajdutë vjedhin 18 piktura nga Muzeu i Montrealit

Në orët e para të mëngjesit të 4 shtatorit 1972, tre hajdutë të armatosur dhe të maskuar hynë në Montreal Museum of Fine Arts...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Protestat në Izrael/ Netanyahu: Kam marrë kërcënime me vdekje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi ashpër të mërkurën policinë për dështimin e saj në menaxhimin e protestave masive pranë rezidencës së tij në Jerusalem. Ai...

1944 – Fundi i Luftës së Vazhdueshme, armëpushim mes Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik

Lufta midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1941–1944 është e njohur në historigrafinë ndërkombëtare si Lufta e Vazhdueshme (Continuation War), pasi ajo pasoi...

Lajme të tjera

Web TV