Garë e ethshme në Shkodër, Rama vizitë pas akuzave të Doshit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Epiqendra e veriut të vendit, një bastion i përhershëm i PD-së deri në vitin 2023, është kthyer në arenë përplasjesh edhe brenda “aleatëve të pashpallur”. Pak ditë më pare, në një fjalim publik kryetari i PSD-së Tom Doshi, hodhi akuza të rënda ndaj kryebashkiakut socialist, Benet Beci. Ditën e djeshme Rama në vizitën e tij kërkoi votën e shkodranëve duke numëruar punët që sipas tij janë bërë në dy vitet e fundit.

Një qytet tradicionalisht i djathtë si Shkodra, është kthyer në një “arenë përplasjesh” politike në prag të zgjedhjeve të 11 majit mes aleatëve. Megjithëse në vitin 2023 qytetarët e saj i dhanë një mandat Benet Becit nën siglën e Partisë Socialiste, por me ndihmën me shumë peshë të PSD-së të Tom Doshit, gara këtë vit duket më e ndezur. Të gjitha palët e përfshira po i llogarisin me kujdes hapat në këtë territor me peshë simbolike e numerike në politikën shqiptare. Një nga zhvillimet më të papritur ka ardhur nga Tom Doshi, aleat i pandarë i Edi Ramës. I pranishëm në Shkodër ditën e mërkurë, kreu i PSD-së dhe figurë me ndikim në këtë zonë, sulmoi ashpër qeverinë dhe drejtuesit lokalë të PS-së. Në një deklaratë që befasoi edhe mbështetësit e tij, Doshi hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj kandidatit Benet Beci dhe kabinetit të Ramës. “Të vjen turp kur sheh gjysmën e qeverisë në burg dhe nën hetim. Ne nuk mund të mbrojmë njerëz që vjedhin qytetarët. Kryetari i Bashkisë Shkodër është i pandehur, si mund të drejtojë ai fushatën?”, deklaroi Doshi, duke shkëputur kështu një lidhje të heshtur bashkëjetese me qeverinë. Të premte ishte kryeministri Edi Rama i cili me një fjalim të gjatë përpara grave dhe vajzave shkodrane kujtoi komunistët. Në stilin e tij polemizues, Rama solli në vëmendje të kaluarën politike të Sali Berishës, duke e akuzuar si “komunist të vjetër”, ndërsa ironizoi për përdorimin e këtij epiteti ndaj vetes nga opozita. “Më thonë mua komunist, por mbajnë përkrah bufin sekretar partie. Berisha ishte funksionar që ka persekutuar njerëz. Shkodra që la ai ishte në rrënim, sot është ndryshe”, tha Rama. Ai theksoi gjithashtu investimet dhe projektet që, sipas tij, kanë ndryshuar rrënjësisht qytetin: “Shkodra vitin e kaluar realizoi të ardhurat më të mëdha në historinë e saj falë turizmit. Qyteti buburronte nga vizitorët. Ne e kemi nxjerrë nga harresa ku e la PD-ja. Ata që e lanë Shkodrën në prapambetje, mund të kthehen te oxhaku i gjyshërve.” Përplasja Doshi–Rama në një qytet që historikisht nuk ka qenë terren i lehtë për të majtën, shton pasigurinë dhe tensionin në fushatën elektorale. Me 11 majin që afron, Shkodra duket se do të jetë një nga zonat më të vështira për t’u parashikuar. Vizita e shpejtë e Ramës në Shkodër, pas deklaratave të Doshit, i cili vijon të jetë aleat de fakto, ndonëse nuk është i zyrtarizuar mbetet një tregues që Shkodra do ketë fushatë të ashpër.

Lexo edhe :  Arlind Qori: Tirana është i vetmi kryeqytet ku trotuaret janë bërë për zhapikë dhe minj

Qendër teknologjike…

Në Shkodër, kryeministri Edi Rama u përball me kërkesën për pasjen e një qendre teknologjike, si ajo e Tiranës tek piramida e transformuar. “Godina TV Shkodër… uzina e telelit… jemi duke punuar… Ne duhet të ecim me një program qeveri-bashki-arte-kulturë në Shkodër, pasi këtu ka një traditë dhe mund të bëjnë punë të madhe për më shumë turizëm dhe biznes”, thotë Rama. Në planet e qeverisë, tha Edi Rama, Shkodra është pjesë e hartës për rivitalizimin e industrisë ushtarake, ndërkohë foli për një zhvillim pozitiv në këtë qytet. “Rritje kërkesash për ndërtim në Shkodër. Ishte në stacion. Sot, në KKRT, kemi kërkesa për ndërtim, që do të thotë se tregu ka nisur të lëvizë. Po flas për qytetin, jo Velipojën”, shton kryesocialisti. Më herët, kryeministri prezantoi premtimin e mbajtur për rrugën e përfunduar Shëngjin – Velipojë dhe njoftoi nisjen e punëve për aksin Milot-Balldren dhe Milot-Murriqan, përfshirë rrugën lidhëse me plazhin e Tales. “Është vërtetë një moment lehtësimi, sepse me këtë rrugë të re, si dhe me segmente të tjera të kësaj natyre që kemi investuar apo po vazhdojmë të investojmë nëpër Shqipëri, i zbulojmë shqiptarëve, por edhe turistëve, një pjesëz të magjishme të Shqipërisë që deri dje ishte e paaksesueshme. Dhe By Passi i Shëngjinit, që është një kërkesë e vjetër e Markut, desha të them e shokut Mark, por është zotit Mark, sepse shok nuk bëhet ky, është nga ata të paepurit e lirisë dhe demokracisë, por ne i duam të gjithë, sepse këtu na bashkon Partia e Punës, apo jo Mark? Ne jemi me punën”, tha Rama.

Të fundit

Vjosa Osmani përshëndetet me Trumpin në funeralin e Papa Françeskut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin amerikan, Donald Trump, gjatë ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut në...

Rrudhat nuk shkaktohen vetëm prej moshës, ja cilët janë disa nga faktorët e tjerë

Rrudhat perceptohen gjithmonë si probleme që kanë të bëjnë me moshën. Në fund të fundit, me kalimin e moshës, lëkura humbet elasticitetin dhe më...

Aksident i rëndë në aksin Prrenjas-Qafë Thanë, përplasen disa automjete

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Prrenjas–Qafë Thanë ku është përfshirë autobusi që transportonte ekipin e femrave të basketbollit të...

Elbasani “blindohet” nga agjentët e BKH dhe SPAK, zbulohet arsyeja!

Dhjetëra agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe prokurorë specialë të SPAK kanë zbarkuar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Raportohet “blindimi” i...

Ndihmoi 38 vjeçarin që rrahu punonjësen e OSHEE dje, arrestohet bashkëpunëtori

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 30-vjeçar i cili ndihmoi Spartak Carën të largohej nga vendi i ngjarjes pas një incidenti të...

Lajme të tjera

Web TV