‘Nga i gjeti PD kaq para…?/ Evi Kokalari zbardh faturat mujore të kontratës së lobimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktivistja shqiptare që jeton në SHBA, Evi Kokalari, ka zbardhur faturën dhe kalendarin e pagesave mujore të kontratës së firmosur të lobimit marramendës mes Partisë Demokratike të Sali Berishës, i shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe, dhe kompanisë amerikane ‘Continental Strategy’.

Me një postim në llogarinë e saj personale në rrjetin social Facebook, Kokalari shpjegon edhe shifrat e detajuara të kontratës.

“250,000 USD në muaj për dy vjet = $6 millionë po paguan ‘koalicioni’ i Sali Berishës për të lobuar heqjen e sanksioneve”, shkruan ajo.

Teksa më poshtë ngre edhe pyetjen e madhe se nga i gjeti PD-ja kaq para?“Ky lloj leku dhe mund ta ndihmojë, gjithsesi nga i gjeti $250,000 në muaj Partia Demokratike, dhe nëse ka pasur kaq para, pse nuk ju paguajnë juve që bëni fushatë me lekët tuaja, ndërkohë që jeni me pensione 80 USD në muaj dhe rroga 300-500 USD në muaj? Akoma se kuptoni sa të shfrytëzuar që jeni?”, shkruan ajo duke ngritur një apel ndaj demokratëve.

Teksa më tej ngre edhe një thirrje për autoritetet ligjzbatuese, për hetimin e këtij rasti.

“Dhe kush do ta bëjë denoncimin në SPAK? Personalisht dua të di nga po paguhet $250,000/muaj? Mos harroni – që disa nga ne luftën për të ndaluar heqjen e sanksioneve nuk e lëmë. Se ku do shkojë gjithë ky mund për pastrim korrupsioni, nuk e di, por për sa kohë që marr frymë, këtë betejë nuk e lë. Ndërkohë që juve ju premtojnë rritje pensioni 20%, ja pagesat mujore për dy-vjeçarin e ardhshëm”, nënvizon Kokalari.

Dhe e mbyll me pyetjen:

“Më thoni ju lutem, si është e mundur? Shkoni merrni pensionet tashti dhe mos harroni të votoni PD-në e Berishës!!”

Kalendari i pagesave dhe faturave që PD do i paguajë firmës lobuese:
-$250,000 ne Prill 2025
-$250,000 ne Maj 2025
-$250,000 ne Qershor 2025
-$250,000 ne Korrik 2025
-$250,000 ne Gusht 2025
-$250,000 ne Shtator 2025
-$250,000 ne Tetor 2025
-$250,000 ne Nentor 2025
-$250,000 ne Dhjetor 2025
-$250,000 ne Janar 2026
-$250,000 ne Shkurt 2026
-$250,000 ne Mars 2026
-$250,000 ne Prill 2026
-$250,000 ne Maj 2026
-$250,000 ne Qershor 2026
-$250,000 ne Korrik 2026
-$250,000 ne Gusht 2026
-$250,000 ne Shtator 2026
-$250,000 ne Tetor 2026
-$250,000 ne Nentor 2026
-$250,000 ne Dhjetor 2026
-$250,000 ne Janar 2027
-$250,000 ne Shkurt 2027
-$250,000 ne Mars 2027
-Total = $6,000,000

/E.T

Të fundit

Conference League, Dinamo gati për polakët e Jagiellonia

Sot në mbrëmje Dinamo shpreson te përmbysja e madhe edhe pse në letër misioni është thuajse i pamundur. Pas...

Ish-kandidat për kryepolic, kush është i ekstraduari Hajrulla Xhivini

Hajrulla Xhivini është ekstraduar ditën e sotme nga Gjermania i akuzuar për veprat penale "Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Gjykata...

Shtohen aplikimet tek Ekonomiku, bien te Shkencat dhe Filologjiku

Të premten e 29 gushtit nisin regjistrimet në shkollat e larta. Pjesa më e madhe e maturantëve edhe këtë vit kanë zgjedhur institucionet publike,...

Tiranë, sekuestrohen pasuri mbi 26 milionë € të një 45-vjeçari

Pas Prokurorisë së Tiranës, edhe Policia e Tiranës ka reaguar me një deklaratë zyrtare në lidhje me sekuestrimin e pasurive të 45-vjeçarit Kristjan Koni,...

Merkatoja e futbollit, 8 nga 10 blerjet big u kryen në ishull

Vetëm 3 ditë para mbylljes së merkatos së kësaj vere, disa klube kanë bërë lëvizje gjigante, duke shpenzuar shifra marramendëse. Premier League dominon listën,...

Lajme të tjera

Web TV