Presidenti Trump: Rusia dhe Ukraina janë shumë afër një marrëveshje paqeje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan Donald Trump tha se, pas kontakteve konstruktive të premten, janë rënë dakord për shumicën e pikave kyçe të planit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Në një postim në platformën Truth Social, presidenti amerikan shprehet: “Sapo zbrita në Romë. Një ditë e mirë në bisedime dhe takime me Rusinë e Ukrainën. Ata janë shumë afër një marrëveshjeje dhe të dyja palët duhet të kenë tani një takim të nivelit të lartë për ta finalizuar atë. Për shumicën e pikave kyçe janë rënë dakord. Ndaloni gjakderdhjen, TANI.

Takimi tre-orësh mes presidentit rus dhe të dërguarit të presidentit amerikan, Steven Witkoff, ishte konstruktiv dhe ngushtoi dallimet për përfundimin e luftës në Ukrainë, tha një zyrtar i Kremlinit.

Të dy u takuan për të diskutuar planin e SHBA për t’i dhënë fund konfliktit, i cili përfshin lëshime territoriale.

Kremlini madje theksoi se të dy palët diskutuan mundësinë e rifillimit të bisedimeve të drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës.

Ky do të jetë një zhvillim i madh, pasi Rusia dhe Ukraina nuk kanë zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta që në javët e para të luftës, në shkurt të vitit 2022. Në atë kohë kishte një përpjekje për paqe, por ajo u rrëzua shumë shpejt. Ndërsa ende s’ka asnjë koment nga Witkoff./E.S

Të fundit

Rikthehet “Sunny Hill”/ Pas ankesave për çmimin Festivali ul tarifat

Ka nisur tashmë puna për organizimin e festivalit “Sunny Hill” Festival. Në faqen zyrtare të këtij festivali që organizohet...

“12 vite s’u kujtuan, tani po shtrojnë rrugën”/ Gjunkshi denoncon në SPAK Bashkinë Dibër

Kandidati i PD-së në Qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi, denoncon Bashkinë e Dibrës në SPAK, se kanë shkelur ligjin zgjedhor, duke ndërtuar rrugë në...

“Lubia nuk bëri asnjë kontroll në 5 vite”, Berisha: E dinte ku shkonin paratë

Sali Berisha ishte sot në një takim me banorë në lagjen e Laprakës në Tiranë, ku edhe njëherë tjetër shigjetoi Belinda Ballukun si “Lubia”...

Edi Rama takim me kandidatët për deputetë, zbulohen porositë e kryesocialistit

Edhe pse anuloi takimin në Fier për shkak të ditës së zisë, mësohet Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e sotme kandidatët e PS...

Dash Shehi sulmon Ramën: Po ndan njerëzit, disa jetojnë në luks dhe disa në mjerim

Drejtuesi i koalicionit Djathtas për Zhvillim, deputeti Dashamir Shehi, ka sulmuar ditën e sotme kryeministrin, teksa tha se Edi Rama po i ndan njerëzit,...

Lajme të tjera

Web TV