Amerikanët tremben nga Trump, bie mbështetja në sondazhe për presidentin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbështetja për Donald Trump në 100 ditët e para të presidencës së tij është më e ulëta për një president në 7 dekadat e fundit.

Sipas një sondazhi të CNN, vlerësimi për Trump është vetëm 41%, më i ulëti për 100 ditët e para të një presidenti amerikan që nga epoka e Eisenhower. Pra, Trump po performon më keq se në mandatin e tij të parë.

Vlerësimi për punën e tij ka rënë me 4 pikë përqindjeje që nga marsi dhe me 7 që nga shkurti. Vetëm 22% thonë se e miratojnë plotësisht mënyrën se si e trajton situatën, ndërsa 45 % thonë se nuk janë dakord me mënyrën si ai po vepron.

Vlerësimi i miratimit të presidentit midis grave dhe votuesve hispanikë ka rënë me 7 pikë, ndërsa mbështetja midis të pavarurve ka rënë gjithashtu në 31%, një nivel i ngjashëm me nivelet më të ulëta të mandatit të tij të parë.

Një sondazh tjetër i ABC News, Washington Post dhe Ipsos tregon gjithashtu se mbështetja për Trump është në nivele të ulëta, në vetëm 39%.

Në sondazhe përmendet shqetësimi i qytetarëve amerikan për politikat ekonomike të Trump, që kanë shkaktuar frikën e një recesioni.

Shtatëdhjetë e dy përqind thanë se mendojnë se është shumë ose disi e mundshme që politikat e tij ekonomike të shkaktojnë një recesion në afat të shkurtër.

Shtatëdhjetë e tre përqind thanë se ekonomia është në gjendje të keqe, 53% thanë se është përkeqësuar që kur Trump mori detyrën dhe 41% thanë se financat e tyre janë përkeqësuar.

Shumica e amerikanëve (57%) besojnë gjithashtu se diplomacia e Trump e vë vendin në rrezik. Lëvizjet e tij në politikën e jashtme – duke përfshirë një qëndrim më miqësor ndaj Rusisë dhe një shkurtim të programeve të ndihmës së huaj, vlerësohen vetëm nga 39% e të anketuarve. m.p.

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV