‘Bufi&Tiku drejt ribashkimit’/ Rama ndan dialogun satirik (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryesocialisti Edi Rama ka ironizuar sërish me “serinë” e radhës të “Bufi&Tiku drejt ribashkimit”, duke vënë në shënjestër Sali Berishën, Adriatik Lapajn dhe Lulzim Bashën. “Dialogu” nis me kreun e PD që flet për një “hartë të masakrës elektorale”, me qëllim akuzimin e qeverisë për manipulim zgjedhjesh.

Lapaj përpiqet të sjellë në vëmendje se zgjedhjet janë me lista të hapura dhe vota e popullit është e shenjtë, por Berisha e ndërpret.  Në vijim, Berisha sulmon qeverinë përmes metaforave si “narkoRama” dhe “vota fejk të diasporës”, ndërsa Basha përmend Amerikën dhe ironizon me statusin “non grata” të kreut të PD.

Lapaj shpërfillet nga Berisha, i cili i thotë se “populli na duhet për revolucion, jo për një mandat që nuk i duhet as dreqit”.

Pjesë nga dialogu:

Berisha: Pra kjo është harta e masakrës elektorale 2025! Tiranë, zemra e krimit! Tre mandate të opozitës nuk do të gjenden sepse narkoregjimi i ka tretur përmes një serveri misterioz.

Lapaj: Sali, Sali! Prit një sekondë! Po këto janë zgjedhje me lista të hapura! Janë vota të popullit që ne s’mund t’i tresim për të akuzuar Ramën…

Berisha: Lapaj! Përqendrohu se s’kemi kohë për mendjelehtësira! Ja Fieri, narkoRama ka droguar fshatarët e Myzeqesë . Katastrofik për opozitën! Në Durrës narkomafia ka sjellë vota fejk të diasporës me anijet e karburantit. Opozita përtokë..tamam siç na duhet në 12 Maj!

Basha: Në Durrës s’ka mundësi Aty fitojnë Euroatlantikët se aty…7×7??? Po më marrin nga Amerika Doktor, ta hoqën non gratën ty këta?

Berisha: Non gratën ma vure ti.

Lapaj: Po njerëzit, votuesit? Populli?

Berisha: Lapaj! Populli na duhet për revolucion jo për një mandat tëndin që nuk i duhet as dreqit. Misioni ynë është vota e lirë! Lufta për votën e lirë!

Lexo edhe :  Tedi Blushi: Zjarret në Shqipëri shkaktuan mbi 300 milionë euro dëm

Lapaj: Po populli?

Berisha: Populli do lexojë dosjen e zezë. Prandaj ulu dhe fillo punën për dosjen….Në Dibër do urdhërojmë Xhemalin të rrahë Xhelalin dhe do lajmërojmë Sherifin për aktin e xhelatit Edvin Rama..

Basha: Posi posi sherifin ta bleu Rama, votoni numrin 5 tha!

Berisha: He he he he…Janë prova teknike! Albanaaa hape dritën!

Të fundit

Mrekullia në Vlorë, mjekët i rikthejnë shikimin pacientit që e kishte humbur plotësisht

Mjekët okulistë të spitalit rajonal të Vlorës kanë kryer me sukses një ndërhyrje të rrallë dhe tepër të vështirë,...

Polici tenton të grabisë ish-burrin e së dashurës, bie nga dritarja dhe vdes

Një inspektor policie nga Brçko në Bosnje dhe Hercegovinë vdiq dhe sipas informacioneve, incidenti ishte rezultat i përpjekjes së tij për të grabitur ish-burrin...

Siria rinis bisedimet me Izraelin pas 25 vitesh

Pas më shumë se dy dekadash, Siria konfirmon kontaktet me Izraelin për herë të parë, duke shënuar një moment të rëndësishëm diplomatik në rajon. Takimi...

Vetëvendosja kundërshton certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), e kanë kundërshtuar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit. Duke folur në...

SHBA dhe Evropa, plane ushtarake për të mbështetur negociatat në Ukrainë

SHBA-të dhe një sërë vendesh evropiane kanë njoftuar zhvillimin e planeve të veprimit ushtarak që synojnë, sipas Perëndimit, të mbështesin bisedimet për zgjidhjen e...

Lajme të tjera

Web TV