Kandidati i listës së Berishës në Kavajë tërhiqet nga gara: Nuk ishte vendim i lehtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati i ‘Aleancës për Shqipërinë Madhështore’, Rudin Hylviu, ka marrë vendimin për të tërhequr fushatën e tij aktive dhe për të mbështetur publikisht kandidaten Loranca Hoxha.

Në një postim në rrjetet sociale, Hylviu u bëri thirrje të gjithë mbështetësve të tij që të votojnë për Loranca Hoxhën.

Ai e cilësoi këtë veprim si një vetësakrifikim në funksion të interesit të Kavajës, qytet që sipas tij nuk ka pasur një zë të denjë në Parlament që prej vitit 2005.

Reagimi i plotë:

Të dashur miq,

Nëpërmjet këtij statusi dua të bëj publik një vendim mjaft të rëndësishëm. Dua të njoftoj publikisht vazhdimin e fushatës sime në mbështetjen e plotë dhe publike ndaj kandidates Loranca Hoxha.

Ky vendim nuk ishte i lehtë, por rrjedh nga nevoja që të gjithë të jemi të bashkuar drejt një misioni më të madh dhe ai është përfaqësimi i Kavajës me një mandat në parlamentin e ardhshëm. Sistemi ynë elektoral është i ndërtuar në mënyrë të tillë, që matematikisht Loranca, si kandidate femër, është e vetmja që ka shancet të zgjidhet deputete.

Këtë vetësakrificë politike, po e bëj për t’i dhënë Kavajës përfaqësimin dhe zërin e saj në foltoren e parlamentit, gjë e cila i ka munguar që nga viti 2005.

Me këtë veprim shpreh bindjen e thellë se Loranca Hoxha do të jetë zëri i mijëra qytetarëve Kavajas dhe se do të mbrojë me forcë interesin e qytetit tonë. Me qëllim maksimalizimin e votës, emri im do të qëndrojë në fletën e votimit, por të gjitha votat duhet të shkojnë drejt emrit të Loranca Hoxhës.

Duke ju falenderuar të gjithëve për mbështetjen, bashkë do të vijojmë betejën tonë për Kavajën dhe fitoren madhështore të 11 majit. m.p.

Të fundit

“Shkelmin në fyt” portierit të Barcelonës, Muriqi e nis keq La Liga

Një startim sezoni aspak i mirë për Vedat Muriqin në ligën e parë spanjolle. Sulmuesi i Kosovës është larguar me...

75-vjeçari lë bashkëshorten për një grua të krijuar nga inteligjenca artificiale

Pensionisti 75-vjeçar kërkon shkurorëzim, pasi ra në dashuri me një grua të krijuar nga inteligjenca artificiale – ndodhi në Kinë. Një burrë 75-vjeçar nga Kina,...

Miliarderi dhuron pjesën më të madhe të pasurisë së tij: Nuk më pëlqen luksi i tepruar

Brian O’Kelley, bashkëthemeluesi dhe ish-drejtori ekzekutiv i kompanisë së teknologjisë së reklamave AppNexus, bëri bujë pasi zbuloi se kishte dhënë shumicën e fitimeve të...

Zelensky refuzon ofertën, Reuters zbardh bisedën telefonike me Trump

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski mësohet se ka refuzuar propozimin rus për të dorëzuar rajonin lindor të Donbasit. Lajmi bëhet me dije nga agjencia e...

Kërkesa për dorëheqjen e Berishës/ Boçi: Pasion momental i kritikëve, se heqim dot

Humbja e zgjedhjeve i dha shkak kritikëve të Sali Berishës që të kërkojnë riformatim të thellë të Partisë Demokratike, që duhet të nisë me...

Lajme të tjera

Web TV