Konkursi i Gjuhës Shqipe, Manastirliu: Së shpejti, festivali i gjuhës dhe shkencës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U zhvillua finalja e madhe e edicionit të tretë të Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe, për klasat e 9-ta ku përballë njëra-tjetrës në një sfidë emocionuese ishin dy shkollat finaliste:

“Qamil Guranjaku” nga Elbasani dhe shkolla “Selim Alliu” nga Dibra. Ishte një festë e madhe, ku dhe emocionet ishin po aq të mëdha.

Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, nxënës, mësues, prindër dhe shumë të ftuar të tjerë. Ky konkurs është me rëndësi për të treguar se si e flasin, e shkruajnë dhe mendojnë në gjuhën shqipe nxënësit tanë që janë ata që do ta trashëgojnë të bukur dhe të pastër, siç të parët tanë na e kanë lënë ne.

Në këtë konkurs morën pjesë mbi 11 mijë nxënës nga 700 shkolla në të gjithë vendin, ku 20 shkollat më të mira u përballën në rang kombëtar.

Në fjalën e saj, Ministrja Manastirliu u shpreh:


”Është shumë emocion dhe krenari që të jemi sëbashku ne për mbyllje të këtij rrugëtimi dy mujor ku me 700 shkolla rreth 11 mijë nxënës kanë garuar përmes dijeve të tyre për gjuhës shqipe në këtë konkurs kombëtar të gjuhës shqipe.
Është një moment feste për gjuhës shqipe ku ne kemi zbuluar shumë talente, pasionin tuaj mbi të gjitha për gjuhën tonë të bukur përmes shumë elementëve dhe komponentëve që ky konkurs ka ofruar. Ne kemi parë se sa shumë ju e doni gjuhën, se sa shumë kontribuoni që përmes mësimit të gjuhës shqipe dhe asaj që ju kanë mësuar mësuesit tuaj ju dini kaq mirë ta përcillni, të komunikoni por edhe të krijoni projekte kaq të bukura inovatore.


Lexo edhe :  SPAK nisi verifikimin e kontratës së lobimit, PD: Rama dhe veglat e tij janë trembur

Në këtë garë të bukur për promovimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe nuk ka humbës, të gjithë janë fitues dhe të gjithë ju jeni skuadra e fituesve që jeni krenaria jonë. Ndaj dua të përcjell tre iniciativa që ne i kemi nisur por do t’i thellojmë. Së pari rrjeti i konkurseve kombëtare për të gjitha lëndët për ne tashmë është kthyer në një prioritet dhe duke filluar nga viti i ardhshëm nuk do të kemi thjesht një konkurs të gjuhës shqipe por një festival të gjuhës shqipe dhe gjithashtu do ta ndërthurim edhe me festivalin e shkencës dhe inovacionit edhe për gjimnazet.
Nisma jonë tashmë shumë vjeçare për pasurimin e fondit të bibliotekave në shkolla do të zgjerohet për të gjitha shkollat, ndaj nisma ‘Biblioteka ime në shkollë’ do të vijojë edhe vitin e ardhshëm në më shumë se 500 shkolla.

Dhe e treta është një program i rëndësishëm për ne të cilin e kemi shtrirë në 200 shkolla të vendit dhe në dy vitet e ardhshme ne do ta shtrijmë edhe në 400 shkolla të tjera dhe është programi Art, Zeje, Sport.”, tha Ministrja e Arsimi dhe Sportit, Ogerta Manastirliu në fjalën e saj.

Në përfundim të finales, fituese u shpall shkolla 9-vjeçare “Selim Alliu” nga Dibra. m.p.

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV