“Mbi 1 miliard euro”/ Rama bën bilancin e investimeve në Vlorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim me studentë dhe pedagogë në Vlorë.

Në këtë takim, kryeministri radhiti investimet e bëra në Qarkun Vlorë nga qeveria në 10 vitet e fundit.

“Rigjenerimi urban. Kemi bërë 140 projekte me 172 milionë euro vlerë. Këtu kemi projektet që lidhen me mjedisin dhe zonat e mbrojtura, janë 121 projekte me vlerë 11 milionë euro. Këtu kemi një tjetër element të rëndësishëm, po ashtu edhe në këtë pikë shumica nuk kanë informacion: vetëm në Qarkun e Vlorës janë investuar 124 projekte në ujësjellës-kanalizime me vlerë 226 milionë euro. Te energjia. Ju e dini çfarë problemi ka qenë me energjinë dhe sa problem është sfida e furnizimit me energji kur rriten kaq shpejt nevoja dhe kërkesa. Dhe vetëm në Vlorë janë bërë 4 projekte me 120 milionë euro.
Bujqësia vetëm për qarkun e Vlorës është 85 projekte për 65 milionë euro.
Këtu jemi te arsimi, 75 projekte për 29 milionë euro.
Shëndetësia, 73 projekte për 18 milionë euro.
Sporti, 2.4 milionë euro projekte për sportin, ku përfshihen palestrat, terrenet sportive, etj.
Në kulturë është investuar një vlerë prej 15 milionë eurosh në 10 vitet e fundit”, tha Rama.

“Në total, në një dekadë ne kemi investuar në qarkun e Vlorës 1,27 miliardë euro”, shtoi kryeministri Edi Rama./E.T

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV