Rama nga Vlora: Thanë se Trump do hiqte ‘non gratën’, por u dashkan 6 mln euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryesocialisti Edi Rama po vijon ditën e sotme nga Vlora takimet e tij në kuadër të fushatës elektorale të 11 Majit.

Rama është duke zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat e qarkut të Vlorës. Kreu i PS-së është duke vijuar agjendën e tij politike në çdo qark, duke takuar nga grupet e interesit deri te anëtarësia e Partisë Socialiste që është angazhuar në fushatën elektorale të 11 Majit.

Kryeministri Edi Rama u ndal tek lobimi 6 milionë dollarë në SHBA e PD. Rama tha se 6 mln dollarë për të hequr damkën e një personi non grata janë vërtetë shumë.

“Unë besoj që të gjitha ju që jeni këtu sot ashtu si të gjithë të tjerët që e ndjekin këtë ballafaqim jeni sot të habitura nga fakti që janë paguar 6 milionë euro, thuhet nga patriot, ju kujtohet se edhe herën e kaluar Luli për 500 mijë u bë leckë edhe ai tha u mblodhën disa patriotë”.

“6 milionë euro për të hequr damkën e një personi ‘non grata’ janë shumë për të mos bërë pyetjen se ku i gjetën gjithë ato para dhe si mundet që thjesht dhe vetëm për hallin e një njeriu të paguhen më shumë para se sa shteti i jep për të gjitha partitë politike të marra së bashku, është edhe pak e çuditshme se ne na thanë se sa të vinte Trump do të ikte non grata tani na u dashkan edhe 6 milionë euro me shprese se do të hiqet non grata dhe sikur të rri dhe sikur të ikë kjo nuk është çështja e shumicës dërrmuese të shqiptarëve që janë sot në një moment historik”, tha ai. m.p.

Të fundit

Eksperti i tregut imobiliar: Çmimet afër me tregun real, por shitësit presin janarin

Tregu i pasurive të paluajtshme në Durrës po përjeton një situatë të pazakontë. Çmimet e referencës janë tashmë afër...

“Shkelmin në fyt” portierit të Barcelonës, Muriqi e nis keq La Liga

Një startim sezoni aspak i mirë për Vedat Muriqin në ligën e parë spanjolle. Sulmuesi i Kosovës është larguar me karton të kuq për shkak...

75-vjeçari lë bashkëshorten për një grua të krijuar nga inteligjenca artificiale

Pensionisti 75-vjeçar kërkon shkurorëzim, pasi ra në dashuri me një grua të krijuar nga inteligjenca artificiale – ndodhi në Kinë. Një burrë 75-vjeçar nga Kina,...

Miliarderi dhuron pjesën më të madhe të pasurisë së tij: Nuk më pëlqen luksi i tepruar

Brian O’Kelley, bashkëthemeluesi dhe ish-drejtori ekzekutiv i kompanisë së teknologjisë së reklamave AppNexus, bëri bujë pasi zbuloi se kishte dhënë shumicën e fitimeve të...

Zelensky refuzon ofertën, Reuters zbardh bisedën telefonike me Trump

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski mësohet se ka refuzuar propozimin rus për të dorëzuar rajonin lindor të Donbasit. Lajmi bëhet me dije nga agjencia e...

Lajme të tjera

Web TV