SPAK nisi verifikimin e kontratës së lobimit, PD: Rama dhe veglat e tij janë trembur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka reaguar pasi SPAK njoftoi se ka nisur verifikimet për kontratën e lobimit të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me vlerë prej 6 milionë dollarë.

Sipas PD, “kontrata e PD me avokatin e Presidentit Trump nuk ka trembur vetëm Ramën, por dhe veglat e tij”.

“Partia Demokratike është transparente për kontratën me avokatin e Presidentit Trump, e cila është nënshkruar në përputhje të plotë me ligjet e të dyja vendeve dhe depozituar në FARA sipas çdo rregulli”, lexohet në deklaratën e PD-së.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Pasi e përdori SPAK për vite me radhë si kapak për pusetën e skandalit të tij me McGonigal, sot Rama ka zgjuar sërish nga gjumi ata që kanë mbyllur sytë teksa kartelët e drogës në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër janë përfshirë më fort se kurrë për të deformuar vullnetin e zgjedhësve, njëlloj siç mbyllën veshët para audiove të dosjeve 339 dhe 184! Njëlloj siç kanë mbyllur sytë para 150 milionë eurove të vjedhura të inceneratorëve, nga të cilat SPAK jo vetëm nuk ka rekuperuar asnjë qindarkë, por hesht si fija e barit se ku kanë përfunduar 150 milionë euro për një vepër që nuk ekziston. Mesa duket kontrata e PD me avokatin e Presidentit Trump nuk ka trembur vetëm Ramën, por dhe veglat e tij. Në fakt, jo pa të drejtë! Pasi sot denoncimet e saj për McGonigal, përzierjen e karteleve të drogës të mbështetur nga Edi Rama dhe narkopolicia në procesin zgjedhor, përfshirë bashkëpunimin e heshtur të organeve të drejtësisë, kanë veshin e administratës dhe Kongresit të SHBA!

Partia Demokratike është transparente për kontratën me avokatin e Presidentit Trump, e cila është nënshkruar në përputhje të plotë me ligjet e të dyja vendeve dhe depozituar në FARA sipas çdo rregulli! Partia Demokratike gjen dhe njëherë rastin të falënderojë patriotët e komunitetit shqiptaro-amerikan për bujarinë dhe ndihmën e pakursyer për çmontimin e regjimit të Edi Ramës!

Lexo edhe :  "Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata"

Sot Partia Demokratike, falë diasporës, është më e fortë se kurrë! Ditët e Ramës janë të numëruara! Fitorja është afër dhe i bëjmë thirrje të gjithë demokratëve brenda dhe jashtë Shqipërisë të angazhohen fuqimisht në dy javët e mbetura të kësaj fushate për të realizuar qëllimin tonë final që është Shqipëria Madhështore!

Të fundit

Eksperti i tregut imobiliar: Çmimet afër me tregun real, por shitësit presin janarin

Tregu i pasurive të paluajtshme në Durrës po përjeton një situatë të pazakontë. Çmimet e referencës janë tashmë afër...

“Shkelmin në fyt” portierit të Barcelonës, Muriqi e nis keq La Liga

Një startim sezoni aspak i mirë për Vedat Muriqin në ligën e parë spanjolle. Sulmuesi i Kosovës është larguar me karton të kuq për shkak...

75-vjeçari lë bashkëshorten për një grua të krijuar nga inteligjenca artificiale

Pensionisti 75-vjeçar kërkon shkurorëzim, pasi ra në dashuri me një grua të krijuar nga inteligjenca artificiale – ndodhi në Kinë. Një burrë 75-vjeçar nga Kina,...

Miliarderi dhuron pjesën më të madhe të pasurisë së tij: Nuk më pëlqen luksi i tepruar

Brian O’Kelley, bashkëthemeluesi dhe ish-drejtori ekzekutiv i kompanisë së teknologjisë së reklamave AppNexus, bëri bujë pasi zbuloi se kishte dhënë shumicën e fitimeve të...

Zelensky refuzon ofertën, Reuters zbardh bisedën telefonike me Trump

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski mësohet se ka refuzuar propozimin rus për të dorëzuar rajonin lindor të Donbasit. Lajmi bëhet me dije nga agjencia e...

Lajme të tjera

Web TV