Takimi në Selanik, Berisha: Mos i harroni 4 ditët në tokën e askujt në pandemi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Selaniku deklaroi se “një politikë demografike e veçantë do të bëhet”.

“Çdo çift i ri, do të ketë një grant për çatinë e tij. Me atë grant do të paguajë interesat e kredisë, dhe në qoftë se ai bëhet me fëmijë të tretë, kredinë do e paguajë shteti, çdo gjë që i ka mbetur. Çdo fëmijë do ketë bonusin: 70 euro fëmija i parë, 60 euro fëmija i dytë dhe shpenzimet, nga lindja gjer në 23 vjeç, fëmija i tretë. Kombi me çdo çmim duhet të rikthehet në rininë e tij.

Është detyrimi më madhor i çdo shqiptari. Është kushtrimi më i thellë i sotëm dhe të të gjitha kohërave për të kthyer shqiptarët në rininë e tyre. Pra, ky vit është viti juaj, sepse entuziazmin, energjinë pozitive, besimin në dashurinë tuaj e induktuat në çdo skaj të Shqipërisë. Dhe sot fushata juaj kudo, është fushata e fitores, fushatë e optimizmit, fushatë e ngadhënjimit”, tha Berisha.

Kreu i PD i kujtoi shqiptarëve të Greqisë edhe një ndodhi gjatë pandemisë: “Qytetare dhe qytetarë të diasporës, kurrë mos harroni Kapshticën, se si ky i pashpirt, se si ky i pa nderë, se si ky antishqiptar ju la ju, në tokën e askujt në Kapshticë, në kohën e Covidit. 4 ditë, la shqiptarët. Akt i cili, në të gjitha konventat ndërkombëtare të OKB-së përbënte krim kundër njerëzimit. Miqtë e mi, fushata jonë është epërore, sepse ne vijmë me program, ai vjen me sharje e shpifje. Ai bën kllounin, bën çdo gjë, vetëm e vetëm që të maskojë 130 milionë euro të vjedhura me djegësin e Tiranës”. m.p.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV