Banka Botërore ul parashikimin për rritjen ekonomike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor, përfshirë dhe vendin tonë, parashikohet të ngadalësohet me ritëm të moderuar gjatë këtij viti, për shkak të kërkesës së jashtme më të ulët si dhe pasigurisë ekonomike të krijuar nga politikat tregtare globale, të cilat mund të ndikojnë në besimin e bizneseve dhe të konsumatorëve.

Kështu thuhet në Raportin e Rregullt Ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, të publikuar se fundmi.

Më tej, Banka Botërore parashikon se norma e përbashkët e rritjes ekonomike për Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnje-Hercegovinën dhe Serbinë, do të arrijë në 3.2% gjatë vitit 2025, që përbën një rishikim me 0.5% më pak nga parashikimi i mëparshëm.

Megjithatë, Banka Botërore shprehet optimiste se rritja ekonomike për vitin e ardhshëm parashikohet të përshpejtohet në 3.5%.

“Ne po vërejmë disa tendenca pozitive ekonomike në Ballkanin Perëndimor, të cilat nxjerrin në pah qëndrueshmërinë e Rajonit dhe mund të mbështesin rritjen solide të tij. Inflacioni i ulët dhe rritja e pagave mbështesin konsumin, ndërsa investimet publike po rriten. Nga ana tjetër, po vërejmë rritje të pasigurisë së brendshme në disa nga ekonomitë e Ballkanit Perëndimor. Ngadalësimi i aktivitetit ekonomik në BE dhe pasiguritë në rritje në tregtinë globale mund të ndikojnë negativisht perspektivën e rritjes ekonomike të rajonit”.

Raporti i Bankës Botërore sugjeron se strategjitë më efikase për ruajtjen e stabilitetit ekonomik gjatë periudhave të pasigurisë ekonomike janë eliminimi i barrierave në tregun e punës, forcimi i integrimit ekonomik rajonal dhe rritja e konkurrencës në treg për të nxitur produktivitetin dhe mbështetur rritjen afatgjatë./Klan/E.S

Të fundit

Ministria e Mbrojtjes thirrje banorëve: Evakuohuni!

Prej ditësh Shqipëria po përballet me një situatë të pazakontë të zjarreve. Sipas raportimeve të fundit, 37 vatra zjarri...

Takimi i Alaskës, Zelensky: Putin po luan blofin

Ka përfunduar telefonata midis kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump dhe liderëve të Europës. Në përfundim të saj, Kancelari gjerman, Friedreich Merz ka...

Rashford rrëfen emocionet e para te Barça: Sfida ime e madhe

Marcus Rashford (27 vjeç) dëshiron të përfitojë sa më shumë nga huazimi te Barcelona për ta rilindur karrierën e tij, pas disa viteve të...

Shtëpia e Bardhë kërcënon të pastrehët me burgim

Me urdhër të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, trupat e Gardës Kombëtare kanë zënë pozicione në Uashington. Sipas Pentagonit, Trump ka mobilizuar gjithsej rreth...

Fermeri përdhunoi për dy dekada gruan dhe vajzën e mitur

Një ngjarje tronditëse raportohet se ka ndodhur në Zelandën e Re. Një fermer qumështi po përballet me çështjen në të cilën akuzohet për përdhunimin...

Lajme të tjera

Web TV