Drejtori i zyrës së shtypit të PD fshin lajmin për Ramën: Nuk ishte burimi im

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Donald Trump për misionet speciale, por edhe djali i presidentit Trump Jr, janë përfshirë në një replikë në distancë me drejtorin e zyrës së shtypit të PD, Alfred Lela lidhur me një shkrim ku Grenell konsiderohet lobist i padeklaruar i kryeministrit Rama.

Në një intervistë në “Breaking” në Top News, Lela sqaron se lajmi në portalin e tij, ishte marrë nga një tjetër portal me citim. Ai thotë se pasi u përmend nga Grenell në Twitter, e hoqi lajmin pasi e ka vlerësuar si të drejtë shqetësimin e tij.

“Lajmi është marrë nga një portal tjetër, i cituar. Kjo është historia. Z.Grenell nuk i njeh portalet në Shqipëri. Nuk e ka parë postimin në fund. Duke njohur politikën kaq më shumë. Është portali i një nënshteasi amerikan në Tiranë, këto janë arsyet pse ka reaguar Grenell.

Ka qenë një lajm i portalit në të cilin flitej për përpjekjet e Ramës për të patur akses të administrata Trump duke përdorur edhe lidhjet që ka Grenell me Shtëpinë e Bardhë. Më kishte bërë tag në Twitter, unë e pashë, e vlerësova si të drejtë shqetësimin e tij.

Nuk mund të bëja gjë tjetër veçse të isha etik dhe ta hiqja, se nuk ishin burimet e mia. Unë e heq se produkti nuk ishte i imi. Unë e kisha marrë duke e cituar burimin”,- tha Lela. m.p.

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV