“Jemi partia e tretë”, Shehaj: ‘Mundësia’, një alternativë që dallon si nata me ditën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga një takim elektoral në qytetin e Pogradecit, Agron Shehaj ka deklaruar se sondazhet e nxjerrin Partinë Mundësia, forcë të tretë politike që sipas tij, do të hyjë në Parlamentin e ardhshëm për herë të parë duke i pasur kundër Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste.

Kreu i Mundësia, u shpreh se rezultatet e sondazheve kanë trembur mazhorancën por edhe opozitën, të cilat sipas Shehajt sulmojnë këtë parti të re sepse kanë parë që shqiptarët kanë një alternativë të re dhe të besueshme në zgjedhjet e 11 Majit.

“Unë ju garantoj që në zgjedhjet e ardhshme ne do jemi e para forcë politike që do hyjmë në Parlament duke i pasur të dyja partitë e mëdha kundër. Kur e shohin që dalin sondazhe që tregojnë të vërtetën, që ne jemi qartësisht partia e tretë janë trembur, më të tremburit janë në opozitë se po shikojnë që nuk janë e vetmja alternativë. Sa herë na sulmojnë duhet të kuptojmë që jemi në rrugën e duhur”.

Shehaj theksoi se Partia Mundësia dallon si nata me ditën me partitë e vjetra politike.

“Po na sulmojnë sepse qytetarët sot kanë një alternativë, që dallon si nata me ditën me alternativat që kam parë në këto 34 vjet”.

Në një porosi të drejtpërdrejtë për mbështetësit e Partisë Mundësia, Shehaj theksoi se sulmet nuk duhet t’i stepin dhe t’i ndalin, pasi ndryshimi që shqiptarët kërkojnë dhe presin, nuk mund të vijë vetë, por tek vota për një parti të re dhe të besueshme.

“Po flasin për ne, i kanë sytë nga ne shohin të ardhmen tek ne, por duhet ti bindim se qytetarët shqiptarë janë të zhgënjyer dhe kanë nevojë për një forcë politike të re, tek e cila të kenë besim. Ne nuk duhet të lodhemi e dorëzohemi. Rezultati varet nga ne”, tha Shehaj.

Lexo edhe :  "Kur të flas unë..." Kë po kërcënon Erion Veliaj me videon e fundit?

Deklarata e Agron Shehaj:

“Na ka ardhur në majë të hundës me një klasë politike të korruptuar që vetëm vjedh dhe vetëm mendon për veten e vet.
Unë nuk kam asnjë dyshim që çfarë ndodh në Tiranë dhe në Korccë, ndodh ajo që ndodh prej 34 vitesh që një grup politikanësh kanë kapur pushtetin politik dhe çdo mundësi. Po na sulmojnë sepse qytetarët sot kanë një alternativë, që dallon si nata me ditën me alternativat që kam parë në këto 34 vjet.
Unë bashkë me një grup themeluesish si Eraldi si Barbara Doda, krijuam një lëvizje të re politik  sepse ishim të bindur që ndryshimi nuk mund të vijë vetëvetiu.
Ajo që krijuam para 1 viti që ishte një gjë shumë e vogël, sot është bërë shumë e madhe. Nga një grup prej dhjetra themeluesish, tani jemi mbi 100 mijë në gjithë Shqipërinë.
Po flasin për ne, i kanë sytë nga ne shohin të ardhmen tek ne, por duhet ti bindim se qytetarët shqiptarë janë të zhgënjyer dhe kanë nevojë për një forcë politike të re, tek e cila të kenë besim. Ne nuk duhet të lodhemi e dorëzohemi. Rezultati varet nga ne.
Unë ju garantoj që në zgjedhjet e ardhshme ne do jemi e para forcë politike që do hyjmë në Parlament duke i pasur të dyja partitë e mëdha kundër.
Kur e shohin që dalin sondazhe që tregojnë të vërtetën, që ne jemi qartësisht partia e tretë janë trembur, më të tremburit janë në opozitë se po shikojnë që nuk janë e vetmja alternativë. Sa herë na sulmojnë duhet të kuptojmë që jemi në rrugën e duhur”./E.S

Të fundit

‘Heroi im Bardhi’, këshilltari i PD nxjerr postimin e Flutura Açkës më 2021

Këshilltari i PD, Marash Logu ka reaguar pasi deputetja Flutura Açka me një postim të sotëm sulmoi Gazment Bardhin,...

Berisha nxjerr “sekretin shtetëror”: Ja ku u rrëmbye Daniel Shima

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një statusi në rrjete sociale ka folur gjatë për zhdukjen e ish-zv. drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima...

Pse Vuçiqi dhe Dodiku po vrapojnë pas Trumpit?

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq prej muajsh është përpjekur me ngulm të kontaktojë Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Pas dështimit total në muajin maj në...

Kremlinit nuk i pëlqejnë propozimet evropiane për Ukrainën

Rusia ka qëndrim negativ për propozimet evropiane për garanci të sigurisë për Ukrainën dhe nuk do të pranojë asnjë prezencë të trupave të NATO-s...

Zbulohet klauzola speciale, Bayern humb blerjen më të mirë të vitit në 2026?

Michael Olise është blerja më e mirë e 5 viteve të fundit te Bayern. I transferuar për 51 mln euro nga Crystal Palace vitin...

Lajme të tjera

Web TV