Lobimi 6 milionë dollarë, Ngjela: S’mund të bëhet kryeministër një person non grata

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pagesë korrupsioni e ka cilësuar avokati Spartak Ngjela, pagesën prej 6 milionë dollarë të Partisë Demokratike për lobim në SHBA.

I ftuar ditën e sotme në emision ‘Studio Live’, në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Ngjela tha se Berisha duhet ta provojë këtë çështje përballë SPAK.

“Të vështirë do ta ketë, duhet që ti bëjë dokumetet të qarta. Duhet të jetë në një situatë të rëndë sepse ai është non grata dhe kjo lloj pagese është korrupsion dhe prandaj i është përgjigjur edhe Uashintoni. Nëse kjo është e vërtetë, ai është në një gjendje të vështirë. Nëse ajo ka ardhur nga Amerika, ky e ka të vështirë, duhet ta provojë përballë SPAK. Berisha është non grata, ka paguar 6 milionë, kujt ia ka paguar?”, tha ai.

Ngjela tha se Berisha është në hall të madh, pasi është edhe në një proces penal. Ai tha se një person që është non grata nuk mund të bëhet kryeministër në Shqipëri.

“PS nuk bënë fare fushatë dhe tallet sepse e ka të sigurt. Ju mendoni se mund të bëhet kryeministër në Shqipëri një individë që mund të bëhet non grata në Amerikë. Shqipëria është zonë në interes Amerikan. Duhet që të mëshironi njeriun që është në hall, Saliu është në hall, është në një proces penal dhe këto ditë bëhet gjyqi. Po këtu SPAK-un e drejton Uashingtoni, ata e kanë marrë përsipër që të vendosin drejtësinë dhe jo padrejtësinë këtu. Edhe Trump që erdhi në pushtet, i ktheu ekspertët që janë në SPAK, dhe tani shpresohet se do të vendosin pushtetin gjyqësor në Shqipëri”, tha ai.

Lexo edhe :  Komisioni i Integrimit mblidhet jashtë sesionit, opozita bojkoton

Një koment e pati edhe partitë e reja. Ngjela tha se në Shqipëri janë vetëm 2 parti, duke iu referuar PD dhe PS ndërsa të tjerat sipas tij janë fllucka sapuni.

“Shqipëria është dypolare si perëndimi, dy parti janë, të tjerat janë fllucka sapuni. Edhe në Shqipëri janë dy parti një e majtë dhe një e djathtë. Çdo njeri mund të krijojë një parti dhe mund të marrin një ose dy deputet ose nuk marrin fare dhe këta kanë krijuar një parti dhe kanë dëshirë për të hyrë në politikë”, tha ai. m.p.

Të fundit

Në shkollë pa celular/ Ministria miraton udhëzimin në prag të nisjes së vitit shkollor

Ministria e Arsimit dhe Sportit me një udhëzim të veçantë ka përcaktuar rregullat dhe masat për ndalimin e përdorimit...

Ngacmonte vajzat e reja në plazh, arrestohet në Durrës i moshuari 71-vjeçar

Një i moshuar 71-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit pasi u denoncua nga një vajzë e moshës 21-vjeçare për ngacmim seksual në plazh. Në...

Tërmeti në Afganistan, shkon në mbi 800 numri i viktimave! Mijëra të tjerë nën rrënoja

Më shumë se 800 persona janë vrarë dhe 2,800 të tjerë janë plagosur në tërmetin në Afganistan, tha një zëdhënës i qeverisë së talebanëve. Tërmeti...

Dasmorët bllokuan qarkullimin, procedohen dy persona, në kërkim një tjetër!

Policia e Tiranës, ka proceduar penalisht 2 shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, të cilët penguan qarkullimin në Unazë të Madhe, pasi...

JJ Thomson, njeriu që i dha botës elektronin dhe frymëzoi gjenerata të tëra shkencëtarësh

Në fund të shekullit XIX, në laboratorin Cavendish të Universitetit të Cambridge-it, një burrë i qetë dhe i përulur po punonte mbi një tub...

Lajme të tjera

Web TV