SHBA kundër sanksioneve të reja ndaj Rusisë: Do kemi edhe 2 vite luftë nëse e bëjmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Administrata amerikane ka abstenuar nga vendosja e sanksioneve të reja ndaj Rusisë për konfliktin në Ukrainë, duke besuar se një veprim i tillë do të rrezikonte negociatat dhe do të zgjaste armiqësitë, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Duke folur për Meet the Press të NBC News të dielën, Rubio vuri në dyshim dobinë e vendosjes së kufizimeve të reja ndaj Moskës, duke thënë se Uashingtoni “shpresonte të shihte” nëse diplomacia do të funksiononte së pari.

“Në momentin që filloni të bëni gjëra të tilla, po largoheni prej saj, e keni dënuar veten me dy vite të tjera luftë dhe ne nuk duam ta shohim këtë të ndodhë”, tha kryediplomati.

Rubio pohoi se SHBA-ja është i vetmi vend ose institucion që flet si me Kievin ashtu edhe me Moskën, dhe vetëm presidenti i SHBA Donald Trump ka potencialin për të sjellë palët ndërluftuese në tryezën e bisedimeve.

Java e ardhshme pritet të jetë “shumë kritike” për Shtëpinë e Bardhë në lidhje me bisedimet, pasi administrata po përpiqet të marrë një “përcaktim nëse kjo është një përpjekje në të cilën ne duam të vazhdojmë të përfshihemi”. Ndërsa Uashingtoni nuk dëshiron të largohet, ai nuk dëshiron të “shpenzojë kohë për diçka që nuk do të na çojë atje”, shpjegoi sekretari.

“Ka arsye për të qenë optimistë, por ka arsye për të qenë realist. Jemi afër, por nuk jemi mjaft afër,” tha ai.

Vërejtjet e sekretarit amerikan të shtetit vijnë një ditë pasi Trump kërcënoi Moskën me sanksione të reja lidhur me konfliktin, duke akuzuar udhëheqjen ruse për përpjekje për të zvarritur armiqësitë dhe për “gjuajtje raketash” në Ukrainë pa “arsye” gjatë ditëve të fundit./E.S

Të fundit

Duke e thirrur pushtetin e Ramës me ‘Regjim’, po e forcojnë

Nëse ka ndonjë popull që e njeh dhe e ka përjetuar mirë “Regjimin”, ky padyshim është populli shqiptar. Shqiptarët...

Zjarret, dy “Black Hawk” nga Emiratet zbarkojnë në Shqipëri

Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) i vijnë në ndihmë Shqipërisë për situatën e paprecedentë të zjarreve këtë vit, me dy helikopterë Black Hawk të...

Ilir Meta mbetet në burg sepse “intimidon dëshmitarët”

Ish-presidenti Ilir Meta do të vijojë qëndrojë në qelitë e paraburgimit 313. Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme Erjon Çela rrëzoi kërkesën e Metës për...

Kuvendi i Kosovës pret aktgjykimin e plotë për të rifilluar seancën

Kuvendi i Kosovës do të rifillojë të mblidhet për konstituuimin e tij pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me...

“Liverpool po tallet me Bayernin, i shiti një lojtar të mbaruar”

Dietmar Hamann ka kritikuar Bayern Munich për blerjen e Luis Diaz, duke shtuar se Liverpooli po ‘qesh’ me marrëveshjen. Ish-mesfushori gjerman Hamann, i cili ka...

Lajme të tjera

Web TV