“Vota për mua jua kthen lekët te xhepi”, Basha në njësinë 10: Kthejmë shpresën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Neli Demi, Diana Toma, Irsida Shehi, ka zhvilluar takime me qytetarë dhe biznese në Njësinë 10 në Tiranë.

Gjatë bisedës me Bashën, qytetarët shprehën vështirësitë që përballen në jetën e përditshme dhe gjendjen ekonomike që sa vjen edhe rëndohet. “Jemi shumë të lodhur. Është një situatë e pakonceptueshme, domethënë e papërshkrueshme. Është një situatë ku çdo gjë është shkatërruar në detajë, në mënryë të përcaktuar, për mu me një projekt me laps e letër në tavolinë. Të uroj me gjithë zemër sukese” – u shpreh një qytetar.

Duke evidentuar korrupsionin si shkaktarin kryesor i kësaj situate, Basha më tej tha se ndryshimi më 11 maj është numri 4 dhe Koalicioni Euroatlantik. “Në qoftë se do që lekët të jenë në xhepat e shokëve të Ramës, voto 5 se i marrin lekët ata. Vpoto 1, del Ilir Meta. Vetëm 4 i kthen paret te xhepi.

Ai gjithashtu foli për disa nga pikat e programit, që sipas tij, do të kthejnë sjellin mirëqenie për familjet shqiptare, për të rinjtë dhe sipërmarrësit.

Në përfundim të takimeve, Basha theksoi se Shqipëria ndodhet përballë një zgjedhjeje të qartë: ose Shqipëria e 313-s dhe korrupsionit të pandëshkuar, ose Shqipëria e ndershme që zhvillohet dhe garanton një të ardhme më të mirë për çdo familje. m.p.

Të fundit

Modric debuton me humbje, Chelsea fiton pastër miqësoren

Chelsea ka mposhtur 4-1 Milanin në miqësoren e luajtur në “Stmaford Bridge”. Chelsea e nisi takimin me këtë formacion...

Bilanci nga Ministria e Mbrojtjes: Kemi evidentuar 21 vatra zjarri

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e zjarreve që kanë “pushtuar” vendin kohët e fundit. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri në gjithë...

Kreshnik Spahiu: “Pronari” i djeshëm më kërkoi 20 mijë lekë borxh

Nga Kreshnik Spahiu Dje takova në Tiranë djalin e Janaqit, Raqin. Ishte një ditë përvëluese dhe termometri shënonte 38 gradë. Po furnizohesha me karburant te “Ekspozita...

Japoni, dy boksierë humbin jetën

Dy boksierë kanë ndërruar jetë në Japoni në dy ndeshje të ndryshme. Shigetoshi Kotari, 28-vjeç, humbi ndjenjat pas një ndeshje me 12 raunde kundër...

Berati, qytet me shpirt

"Ka qytete që kanë shpirt: janë pikërisht ata që kanë një të kaluar. Nga kjo pikëpamje, qytetet u ngjasojnë njerëzve." - "Qytete dhe fantazma",...

Lajme të tjera

Web TV