“11 maji takim me historinë”, Rama takim me të rinjtë e Fierit: Kemi ekipin më të ri!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryesocialisti Edi Rama po vijon turin e tij elektoral në qarkun e Fierit ditën e sotme (29 prill). Takimi i radhës ka qenë me rininë socialiste fierake.

I shoqëruar nga drejtuesit politikë të qarkut, kandidatët dhe strukturat, kreu i mazhorancës shprehet: “Mes energjisë së të rinjve që drejtojnë fushatën “Votues i Parë për Pasaportën Europiane!”

Fjalët hapëse e mbajtën të rinjtë e shtabit elektoral të PS-së, në sallën e tejmbushur.

“Në këtë rrugëtim drejt 11 majit, jemi ndalur për të bërë takime të veçanta me vajzat dhe djemtë, duke filluar me ata që votojnë për herë të parë. Sepse këto zgjedhje janë më të rëndësishmet prej shumë e shumë kohësh, pikërisht për votuesit e parë, të ejat dhe të rinjtë.

Nuk ka zgjedhje të parëndësishme, por nganjëherë fati të vë mbi supe, kur ditën e zgjedhjeve bashkohen edhe detyra për të zgjedhur një palë apo një individ për të drejtuar vendin, edhe misioni për të çuar përpara vendin tëndë, duke u takuar me historinë. 11 maji është takim me historinë”, tha Rama mes të tjerash.

Kryesocialisti kujtoi para të rinjve edhe rëndësinë e 11 majit, jo si socialistë dhe demokratë, por si shqiptarë europianë. Ai tha se 2 deputetë janë në listën e sigurt të Fierit nga të rinjtë dhe PS ka skuadrën më të re në listën e votimit nga partitë politike.

“Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme, po aq të rëndësishme sa ato të vitit 1992 kur u votua PD-ja për ndryshimin historik të sistemit dhe jo se ishin për PD-në, por për vendin. Kështu janë edhe këto zgjedhje të 11 majit, takim me historinë dhe për fatin e vendit në integrimin europian, për t’i dhënë pasaportën europiane. Do ndani historinë e derisotme me historinë që nis pas 11 majit, që do e kthejmë historinë e vendit tonë me anëtarësimin në BE.

Lexo edhe :  Berisha: Deputeti më i vjetër pas meje dhe Tritan Shehut, Edi Rama!

Për herë të parë PS nuk ka pasur dhe ka një skuadër që është më e reja në fletën e votimit. Dhe këtu në qarkun e Fierit, një djal dhe një vajzë që vijnë drejtpërdrejt nga radhët tuaja, nuk janë në listën e deputetëve, por janë tashmë dy deputetë të rinisë së qarkut të Fierit në Kuvendin e Shqipërisë. Dhe në listën ku do bëni zgjedhjen tuaj, ka vajza dhe djem të tjerë, që vijnë nga gjiri juaj. Asnjëherë më parë PS nuk ka kërkuar siç kërkon më 11 maj, angazhimin dhe mbështetjen e të rinjve. Jo si socialist dhe demokratë, por si shqiptarë europianë”, tha Rama. m.p.

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV