Channing Tatum zyrtarizon lidhjen me modelen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Channing Tatum dhe e dashura e tij e re, modelja Inka Williams, konfirmuan lidhjen e tyre në Instagram.

Tatum u pa duke e puthur Williams në një postim të ndarë në Instagram Story të modeles për të nderuar ditëlindjen e aktorit, të shtunën.

“Gezuar për njeriun më të bukur, më të dashur, më të qeshur, më të çmendur dhe më të mrekullueshëm!” ka shkruar ajo në postim, duke shënuar kështu foto e parë të përbashkët në Instagram. “Faleminderit që e bën jetën të bukur dhe argëtuese.”

Williams gjithashtu ndau një foto të aktorit me vajzën e tij, 11-vjeçaren Everly, që ndan me ish-gruan Jenna Dewan.

Tatum dhe Dewan ishin të martuar nga 2009 deri në 2019. Aktorja u martua me Steve Kazee në 2018, dhe tani kanë djalin 5-vjeçar Callum dhe vajzën 10-muajshe Rhiannon.

Pas divorcit të tij, aktori i “Magic Mike” nisi një lidhje me Jessie J dhe pastaj me Zoë Kravitz, me të cilën ishte në një lidhje për tre vjet para se të ndaheshin vitin e kaluar.

Në muajin e kaluar u bë e ditur se Tatum ka gjetur dashurinë me Williams, pasi ata u panë në një takim romantik.

Një burim afër çiftit tha për People se “Channing po ndjehet mirë. Inka e bën atë të lumtur”./E.Ç

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV