Juristi Romeo Kara: “Lobimi 6 mln dollarë i Berishës është rast i pastër korrupsioni”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për juristin Romeo Kara, kontrata 6 milionë dollarë e lobimit të PD në SHBA, është rast i pastër korrupsioni. I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, juristi tha se kjo është kontrata më e shtrenjtë e lobimit që mund të jetë bërë.

‘Kemi të bëjmë me një rast të pastër korrupsioni dhe pastrim parash dhe fondacioni është krijuar vetëm pak ditë para se të firmosej kontrata. Për mua nuk ka bazë që ky fondacion ka dhënë prova që është fondacion nga shqiptarët, nuk shpjegon se nga është burimi i parave. Për mua është kontrata më e shtrenjtë dhe më e madhe e lobimit që mund të jenë bërë nga shtetet jo më nga individë. Mendoj se kjo shifër do të përbëjë shkak që kjo të hetohet edhe nga vet departamenti i drejtësisë në SHBA, duhet që të dihet se kush është burimi i parave.

Është një nga skandalet më të mëdha. Përfshirja e një fondacioni këtu është për të fshehur gjëra të tjera. Politikisht dhe juridikisht, kjo parti nuk mund të thotë se nuk mbaj përgjegjësi, këta kanë përfituar nga ky donacion, por duhet që të bëhet transparencë. Këtu kemi një pagesë. Kjo duhet që të jetë subjekt i një hetimi edhe nga SPAK’, tha ai.

Për juristin, SPAK duhet që të veprojë pasi ky është një krim. Juristi tha se Berisha kërkon që të marr peng drejtësinë amerikane.

‘SPAK duhet që të veprojë. Këta kanë hedhur para të paligjshme në sasi dhe në burim. Këta kanë dhënë këto para dhe u kapën, po si mund të funksionojë kur zbulohet krimi dhe nuk dënohet. Unë them se ky është krim. Gërdeci dhe ‘97 nuk shbëhen më dhe këta duan që këto mëkate ti mbulojnë me mëkate të tjera. Me politikën e Berishës u vranë shumë njerëz, ai vetëm në Tropojë varu 200 e ca njerëz me politikën e tij, i iku koha. Dhe ai do të rrijë aty akoma. Ai do të marr peng drejtësinë amerikane. Këto 6 milionë janë kot këta kanë biliona’, tha ai.

Lexo edhe :  Tiranë, sekuestrohen pasuri mbi 26 milionë € të një 45-vjeçari

Për kandidatin e Koalicionit Euroatlantik Azgan Haklaj, kontrata e lobimit të PD është një krim zgjedhor. Ai tha se Berisha s’mund të heq non grata me para. Sipas tij ato para, janë nga oligarkët.

‘Kjo kontratë është bërë në kohën e zgjedhje dhe është krim. Këtë e ka firmosur Noka, ku e firmosi ai, ai s’ka shkuar në Amerikë. Ai nuk shkoi dhe e ka firmën aty. Ky është një akt i tmerrshëm, SHBA po heton dhe janë duke hetuar gjatë këtyre viteve sepse paratë e shqiptarëve janë vjedhur këtu dhe janë transferuar. Ky është akti më i rëndë në një shtet normal duhet që të ishte pezulluar fushata, i bëjë thirrje demokratëve që ta braktisin sepse me paratë që ka vjedhur Berisha duke bashkëpunuar me Ramën po përpiqet që të heq non gratën. Ai kërkon që të blejë Amerikën, lekët janë lekë oligarkësh, jo të Nuredin Secit. Duhet që të thuhet nga janë marr paratë, kush është financues i tyre. Berisha s’duhet që të bëjë lobim që të heq non gratën’, tha ai. m.p.

Të fundit

Ndërhyrja ruse në GPS-in e avionit të Von Der Leyn, reagon Komisioni Europian

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se avioni që transportonte presidenten Ursula von der Leyen ka hasur ndërhyrje të...

Përplasi makinat e parkuara i dehur, AMP arreston policin e “Shqiponja-ve”

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rajon Kavajë-Durrës ka njoftuar këtë të martë arrestimin në flagrancë të punonjësit të policisë, Inspektor A. B., i cili...

PD-në s’e ndihmon besnikëria ndaj Berishës, por ndaj qytetarëve

Nga Toni Drishti Ka një garë absurde në PD se kush i thur më shumë lavde Sali Berishës. Ivi Kaso një ditë më parë propozoi që...

Nesër i jepet lamtumira Dhimitër Anagnostit, homazhet do mbahen në Teatrin e Operas

Regjisori Dhimitër Anagnosti do të përcillet për në banesën e fundit ditën e martë. Homazhet do të mbahen në Hollin e Teatrit të Operas...

Turisti rumun vjedh motorin, pronari e ndjek me shokët! Denoncon se u rrah pa shkak

Një rumun 36 vjeçar i cili po kalonte pushimet në Shqipëri, denoncoi në polici se u dhunua nga disa persona të paidentifikuar në qytetin...

Lajme të tjera

Web TV