“Nuk do të na zotërojnë kurrë”/ Kryeministri i ri kanadez me tone të ashpra ndaj SHBA-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i sapozgjedhur i Kanadasë, Mark Carney, në fjalimin e tij të parë pas fitores, ka mbajtur një qëndrim të fortë kundrejt Shteteve të Bashkuara, duke deklaruar se “Amerika dëshiron tokën tonë, burimet tona, vendin tonë – por kjo nuk do të ndodhë kurrë”.

Duke folur përpara mbështetësve të entuziazmuar, Carney theksoi se përulësia – një nga tri vlerat që ai ka shpallur si bazë të qeverisjes së tij – nënkupton bashkëpunim me të gjitha partitë politike, provincat dhe popullsitë indigjene. Ai u shpreh se synon të bashkojë punëtorët, biznesin dhe shoqërinë civile, ndërsa paralajmëroi se qeveria duhet të përgatitet për skenarët më të vështirë.

Në një deklaratë që ngriti në këmbë sallën, Carney akuzoi SHBA për përpjekje që “ta shkatërrojë Kanadanë, në mënyrë që të na zotërojnë”. Ai theksoi se marrëdhënia tradicionale e integrimit me SHBA-në ka përfunduar dhe e cilësoi këtë si një “tragjedi historike”.

“Kemi kapërcyer tronditjen e tradhtisë amerikane. Tani, më shumë se kurrë, duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin,” u shpreh Carney, duke e cilësuar këtë moment si një pikë kyçe në historinë kanadeze.

 

 

Ai konfirmoi se do të takohet me presidentin Trump në ditët në vijim për të diskutuar të ardhmen e dy kombeve sovrane dhe të pavarura, ndërsa shtoi se qeveria liberale do të thellojë partneritetet me vendet e Evropës dhe aleatë të tjerë globalë.

“Nëse SHBA nuk dëshiron më të udhëheqë botën, Kanadaja do ta bëjë,” tha ai mes brohoritjeve të audiencës.

Carney pranoi se sfidat që e presin vendin janë të mëdha dhe se ndryshimi i thellë mund të jetë shqetësues, por u shpreh i bindur në fuqinë dhe unitetin e kombit. “Kanadaja nuk është thjesht një vend, është një federatë. Nuk jemi gjithmonë të përsosur, por përpiqemi të jemi të drejtë.”

Lexo edhe :  Takimi Putin-Trump, blofi i ri i Kremlinit për të vazhduar avancimin në luftë?

Ai përmbylli fjalimin me një mesazh shprese dhe ambicie, duke deklaruar se Kanadaja do të bëhet një superfuqi energjetike dhe do të krijojë vende të forta pune: “Kjo është Kanadaja. Ne vendosim çfarë ndodh këtu.”/e.t

Të fundit

Shërbeu për 11 vite, ndahet nga jeta polici Gazmen Meta

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen e parakohshme nga jeta Gazmen...

“Ndeshjet po shtohen sepse lojtarët janë të pangopur për rroga”

Karl-Heinz Rummenigge ka bërë thirrje publike që gjermanët të mos ankohen kaq shumë për Botërorin e klubeve që u zhvillua në SHBA. Mediat gjermane,...

Gramsh, të lënduarit transportohen me helikopter drejt Tiranës

Në situatën dramatike që po përjeton Gramshi prej disa ditësh, ka nisur transportimi me helikopter i të lënduarve nga flakët drejt Spitalit të Djegieve...

Zgjidhet më e bukura e Bjeshkëve, ka ardhur nga Kanadaja

Ashtu sikurse dhe çdo vit fundjavën që lamë pas u mbajt në Qafën e Predecelit “Miss Bjeshka”, një nga traditat e hershme të Malësisë...

Anglia liron 26 mijë të burgosur: Nuk kemi vend

Mbi 26,000 të burgosur, përfshirë edhe disa me dënime të gjata, janë liruar në Mbretërinë e Bashkuar në kuadër të një programi qeveritar që...

Lajme të tjera

Web TV