Problemi nuk është nëse kontrata është e ligjshme, ose jo!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Bledi Lumani

Ka një përpjekje nga njerëzit pranë Sali Berishës, që ta devijojnë debatin për kontratën 6 milionë dollarëshe për heqjen e non grata-s, duke thënë se ajo është e ligjshme.

Pra që Berisha nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore, pasi sipas tyre, ajo është një kontratë që respekton gjithë ligjet shqiptare, por dhe ato amerikane.

Ndaj dhe nuk ka pse të nisë asnjë hetim nga SPAK, për këtë kontratë.

Mund të jetë edhe kështu!

Por debati real i kësaj kontrate, nuk është ana ligjore, por ajo morale.

Një njeri që thotë se është i ndershëm dhe e kanë shpallur padrejtësisht non grata, për shkak të lobeve të fuqishme të lidhura me Soros, të cilat kanë paguar miliona dollarë për këtë gjë, nuk mund të bëjë betejë milionash, por betejë morale, nëse është vërtet ashtu siç thotë.

Se nëse bën betejë me miliona, atëherë automatikisht bie kauza e ndershmërisë dhe vërtetohen arsyet e shpalljes non grata, për shkak të korrupsionit, përveç të tjerave.

Beteja e Berishës do të kishte kuptim, vetëm nëse e hiqte “non grata”-n duke luftuar politikisht dhe moralisht, për të treguar se ai ishte viktimë e një komploti të madh.

Me para pastaj, jo vetëm që nuk pastrohet nga kjo njollë, por bëhet pis edhe më keq.

Se edhe nëse ia heqin non grata-n, nuk do të ndodhte se është i ndershëm dhe i pakorruptuar, por se ka aq shumë para, sa mund të blejë edhe Amerikën./E.T

Të fundit

BE do të hetojë ndërprerjet e energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali

Autoritetet në Spanjë dhe Portugali po përpiqen të gjejnë shkakun e një ndërprerjeje masive të energjisë elektrike në të...

60 ditë bllokadë e ndihmave/ Gaza në prag të zisë së bukës! Dhjetëra mijëra të mitur…

Asnjë ushqim, ujë apo furnizim mjekësore nuk kanë hyrë në Rripin e Gazës që nga 2 marsi, kur Izraeli vendosi një bllokadë totale në...

Shqipërisë i duhen 20 vite që të klasifikohet në grupin e vendeve me të ardhura të larta

Shqipërisë do t’i duhen afërisht 20 vite për të kaluar në klasifikimin si vend më të ardhura të larta, referoi raporti i pranverës së...

Dobësia e dollarit krijon një mundësi për euron. A mund të zgjatë?

Nga Eshe Nelson Shkundja e sistemit tregtar global nga Presidenti Trump ka shkaktuar tronditje në pikëpamjen e gjatë se Shtetet e Bashkuara janë burimi i...

Fiksimi ogurzi i MAGA-s me IQ-në po na çon drejt një të ardhmeje çnjerëzore

Një koalicion i fiksuar pas inteligjencës po vë bast ekonominë amerikane mbi inteligjencën artificiale – gjë që do të zhvlerësojë vetë aftësitë që e...

Lajme të tjera

Web TV