Fatos Çoçoli
Sipas INSTAT, eksportet bujqësore për periudhën janar-mars 2025, në krahasim me janar-mars 2024, u shtuan me 26 përqind në vlerë dhe me 11 përqind në sasi. Në nivel tremujori, rritje në tregues të tillë nuk ka pasur në dy dekadat e fundit.
Mbështetja që u përkthye në më shumë eksporte
Nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2024, mbi 52 mijë fermerë me NIPT përfituan mbështetje për naftë, ndërsa mbi 14 mijë fermerë të tjerë përfituan nga 7 masat e tjera mbështetëse.
2. Para ne dore per fara, fidanë dhe inpute të tjera
3. Para ne dore per bimët mjekësore-aromatike
4. Para ne dore per tufën bazë të matrikulluar gjedhë
5. Para ne dore per tufën bazë të matrikulluar të imta
6. Para ne dore per bletarinë
7. Para ne dore per fermat organike
8. Para ne dore për çertifikimin Global Gap
Të shtatë masat e tjera mbështetëse janë me para në dorë, në momentin që vërtetohet puna e kryer nga fermeri i kualifikuar në Skemën Kombëtare. Këto masa janë mbështetja për tufën bazë të matrikulluar (gjedhë dhe të imta), për bletarinë, fermat organike, çertifikimim Global Gap, fara, fidanë dhe inpute të tjera, si dhe për bimët mjekësore-aromatike, si edhe mbështetje me naftë për punimet e mekanizuara në bujqësi.
Në Skemën Kombëtare të Bujqësisë 2024 aplikuan shumica e fermerëve, të cilët kanë një NIPT, shoqëritë tregtare të angazhuara në sektor dhe shoqëritë e bashkimit bujqësor.
Dhënia e mbështetjes direkte përfundoi brenda muajit dhjetor 2024, duke u siguruar që 100 përqind e fondit të mbetur të transferohej në llogaritë e çdo fermeri. Për të tretin vit rradhazi, Shqipëria plotësoi me 100 përqind pagesat për fermerët e kualifikuar të skemave kombëtare direkte në bujqësi. Pëer vitin e kaluar, i gjithë fondi prej 52 milionë eurosh iu shpërnda fermerëve.
1. Mbështetje për naftë 52,195 fermerë
2. Mbështetje për gjedhë 3,503 blegtorë
3. Mbështetje për të imta 5,089 blegtorë
4. Mbështetje për bletarine 4,056 fermerë
5. Mbështetje për fermat organike 105 ferma
6. Mbështetje për fara, fidanë, etj. 1,406 fermerë
7. Mbështetje për bimë mjekësore dhe aromatike 75 fermerë
8. Mbështetje për Çertifikimin Global Gap 3 fermerë
Eksportojmë me kargo me avion edhe në Dubai
Në produktet bujqësore të eksportuara, kryeson domatja nga grupi i perimeve të serrave, ku Shqipëria është e favorizuar nga prodhimi më i hershëm, për shkak të klimës.
Ndër produktet kryesore të eksportuara në tremujorin janar-mars 2025 janë edhe kastraveci, speci, lakra, qepa, preshi, dhe drufrutorët ku kryeson molla, për të vijuar me bimët mjekësore dhe prodhimet e agropërpunimit, si peshk i konservuar, etj. Gjeografia e eksporteve “Made in Albania” është shtrirë në mbi 80 shtete të botës.
Një kompani fermerësh në Berat, e organizuar në baza familjare, pasi ka marrë 20 milionë lekë të reja kredi të butë nga AZHBR, ka mundur të eksportojë deri në 680-700 kamionë fruta-perime, afër 13 mijë tonë. Ka eksportuar në Dubai edhe domate dhe luleshtrydhe, me kargo me avion nga Rinasi. Shembullin e saj po e ndjekin kompani të tjera.
Eksportet bujqësore i kanë ndihmuar shumë pikat e organizuara të grumbullimit, të pajisura me kapacitete frigoriferike. Pika të tilla të grumbullimit në Myzeqe eksportojnë çdo ditë kamionë me fruta-perime shqiptare drejt tregjeve evropiane. Ka pika që kanë realizuar kontrata deri edhe me rreth 500 fermerë të Lushnjës, Fierit, Roskovecit etj.
Pavarësisht nga rënia me 1.2 përqind e prodhimit të përgjithshëm në vitin 2024, për shkak të emigracionit, bujqësia jonë po zgjeron tregjet e reja të shitjës jashtë vendit. Nga ana tjetër, edhe pikat e grumbullimit po orientojnë fermerët për llojin e kultivarit që duhet të mbjellin e që kërkohet më tepër në treg, si dhe për standardet që duhet të ketë produkti.
– Investimet në sera
– Investimet në pikat e grumbullimit
– Shtimi i magazinave frigoriferike
– Zgjerimi i subvencionit të naftës
– 14 milionë euro fond shtesë në dhjetor 2024
Ndërkohë pritet që financimi përmes Kredisë së Butë dhe Garancisë Sovrane në linjën 250 milionë euro të hapur nga Banka e Shqipërisë, do të ndihmojë bizneset e vogla dhe të mesme në sektorin bujqësor, sidomos ato për eksport, që të investojnë me kushte lehtësuese.
/e.t