Rikthehet energjia në Spanjë, gjendja e emergjencës qëndron

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa pjesa më e madhe e energjisë elektrike është rikthyer gjatë natës, gjendja e jashtëzakonshme mbetet në fuqi në Spanjë këtë mëngjes, ndërsa rikuperimi nga ndërprerja e energjisë vazhdon.

Statusi i emergjencës do të zbatohet në rajonet që e kërkojnë atë, thonë zyrtarët.

Deri më tani, Madridi, Andaluzia dhe Ekstremadura kanë kërkuar që qeveria qendrore të marrë përsipër rendin publik dhe funksione të tjera.

17 rajonet e Spanjës kanë autoritetet e tyre të zgjedhura drejtpërdrejt, të cilat merren me një numër çështjesh lokale në zonën e tyre.

Por kur ndodhin ngjarje të mëdha që ndikojnë në pjesë të mëdha të vendit, rajonet janë në gjendje të marrin ndihmë të mëtejshme nga qeveria kombëtare duke kërkuar futjen e një gjendjeje të jashtëzakonshme.

Red Eléctrica, organi pjesërisht në pronësi të shtetit që operon rrjetin kombëtar të energjisë elektrike të Spanjës, raportoi në orën 04:00 se 87% e energjisë elektrike ishte rikthyer.

Autoritetet ende nuk kanë përcaktuar arsyen e ndërprerjes së energjisë tha kryeministri Sanchez, pasi homologu i tij portugez Luis Montenegro këmbënguli se nuk kishte “asnjë tregues” të një sulmi kibernetik.

Organi tregtar që përfaqëson industrinë e energjisë në Evropë i tha më herët së se një problem ndodhi me lidhjen energjetike midis Francës dhe Spanjës më herët gjatë ditës  së hënë.

Kristian Ruby, sekretari i përgjithshëm i EURELECTRIC, e përshkruan gjithashtu ndërprerjen si një “incident 50-vjeçar, nëse jo 100-vjeçar… diçka shumë shumë e rrallë”. /e.t

Të fundit

Belind Këllici: Tërmet Peçi do jetë ministri i i ri i Financave

Në një emision televiziv Belind Këllici zbuloi emrat e mundshëm të ministrave të ardhshëm në qeveri. Ai deklaroi se Tërmet...

Tjetër akuzë për përdhunim ndaj aktorit francez, Gérard Depardieu rrezikon 20 vite burg

Aktori i njohur francez Gérard Depardieu është akuzuar për përdhunimin e aktores Charlotte Arnould, njoftoi Gjykata Penale e Departamentit të Parisit, sipas burimeve të...

“Vdekja e Greqisë”, Elon Musk ndez debatin në rrjet me vetëm dy fjalë

Miliarderi i teknologjisë Elon Musk ka shprehur këtë të martë shqetësimin e tij për krizën demografike që po përkeqësohet në Greqi, pasi raportet konfirmuan...

Kur natyra godet: Mbi 198 milionë dollarë humbje çdo vit, 5 mijë shqiptarë të prekur

Mbi 198 milionë dollarë në vit, 16.5 milionë në muaj apo rreth 550 mijë dollarë në ditë. Kaq para humbet Shqipëria nga ndryshimet klimatike...

Avokati zbulon shifrat, ja sa para iu zhvatën shqiptarëve nga “skemat piramidale” online

Ish-prokurori Besnik Muçi zbuloi në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, se qytetarët shqiptarë kanë depozituar në platformën TXEX dhe të...

Lajme të tjera

Web TV