Tom Doshi: Do të bashkëpunojmë me PS, nuk do të risjellim në pushtet Berishën!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tom Doshi ka deklaruar se e Partisë Social Demokrate pret që në Korçë të marrë 1 mandat në zgjedhjet e 11 majit. Ndërsa po prezantonte kandidatët e PSD në këtë qark, ai tha se forca politike që përfaqëson nuk lufton për të sjellë në pushtet Sali Berishën dhe Partinë Demokratike.
Ndonëse u shpreh se do të bashkëpunojë sërish me Partinë Socialiste, Tom Doshi nuk la pas kritikat, duke thënë se nuk i pëlqen mënyra sesi PS-ja po sillet me qytetarët në Korçë dhe në gjithë Shqipërinë.
Tom Doshi tha se fermerët e Korçës dhe të Maliqit janë braktisur nga institucionet, pasi nuk eksportohet më asnjëlloj produkti.
Gjatë prezantimit të programit në Korçë, Tom Doshi tha se PSD-ja është pranë njerëzve të sëmurë, pranë njerëzve në nevojë, të cilët për 30 vjet janë lënë në harresë nga çdo qeveri.

“Ne jemi partia që i kemi bashkuar të gjithë votuesit, të majtë e të djathtë/ Po luftojmë për mandatet tonë, por jo për të sjellë Berishën në pushtet. Sërish nesër do të bashkëpunojmë për ps por nuk më vjen mirë mënyra se si po sillen me ju në Korçë dhe të gjithë Shqipërinë.
Po bëjnë presion për vende pune, fermerëve, bizneseve. Kjo nuk është e drejtë dhe për këtë ju përgjigjeni me votë. Edhe ato që nuk janë prezent dhe punojnë në administratë që po i dhunojnë nga ana psikologjike, sot në 2025 kërkojmë të jemi pjesë e Europës, por Europë nuk që të dhunosh tjetrit për të votuar. Ne e kemi lënë pas komunizmin. Ndaj ju bëj thirrje edhe atyre që nuk janë sot këtu: Votoni PSD, jemi partia e tretë politike. Nuk kemi ardhur këtu të prishim mandatet e PS, por të marrim mandatin e PSD-së”, tha ai./E.T

Të fundit

Ismajli ka 3 oferta në tavolinë, ku do të transferohet mbrojtësi i kombëtares?

Ardian Ismajli është kthyer në një lojtar që po tërheq vëmendje në merkato. Sipas mediave turke, mbrojtësi i kombëtares shqiptare...

PD, analizën e humbjes nuk e bën humbësi!

Nga Sebi Alla Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ua ka bërë të qartë të tijëve dhe publikut se gjëja që nuk e mendon as...

Ekzekutuan biznesmenin, dënohet me 30 vite burg Endrew Bode, 20 vite Alban Velo

Gjykata e Tiranës dënoi me 55 vite burg në total autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Papa, ngjarje e ndodhur në 16 dhjetor të...

Taulant Balla në bazën e NATO-s në Letoni, vendos lule aty ku ranë dy dëshmorë

Ministri i Shtetit, Taulant Balla ndodhet në një vizitë zyrtare në Letoni ku ka vizituar bazën ushtarake të NATO-s, në Adazi. Ai është takuar...

Shefi i NATO-s: Jemi të rrezikuar nga Rusia, mbroni qiellin!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar se Rusia është një kërcënim dhe rrezik real. Rutte u shpreh se duhet të jemi...

Lajme të tjera

Web TV