Bardhi nga Fieri denoncon rritjen e taksave për bizneset: Po shpopullohet vendi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i PD në qarkun Fier, Gazment Bardhi gjatë takimeve me qytetarë në Fier ka denoncuar rritjen këtë vit të taksave dhe tarifave vendore, edhe pse xhiro e bizneseve sa vjen e ulet.

Bardhi shprehet se fierakët nuk e meritojnë të trajtohen si votues që i kanë në xhep.

Po ashtu ai thotë se “votuesit më besnikë të PS nuk e meritojnë arrogancën e bandës së Ballukut në Fier”

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

Fieri, siç e meriton! Ne kemi një paketë emergjence që rrit menjëherë të ardhurat e njerëzve. Bashkë me Luanin dhe me kandidatin tonë Ledion Çala po punojmë derë më derë për t’i njohur fierakët me alternativën më të mirë për jetën e tyre.

Shumë fierakë përballen me zhgënjimin nga premtimet e pambajtura të qeverisë. Njerëzit janë larguar, sepse nuk gjejnë punë. Familjet janë ndarë nga emigracioni. Biznesi falimenton, paraja është përqendruar në pak duar. Votuesit më besnikë të PS nuk e meritojnë arrogancën e bandës së Belinda Ballukut në Fier. Nuk e meritojnë as keqtrajtimin shumëvjeçar, duke i konsideruar si votues që i kanë në xhep.

Këtë vit bizneseve fierakë i ka shkuar për të paguar më shumë taksa dhe tarifa vjetore lokale, edhe pse xhiro ka rënë në mënyrë dramatike. Dërrmimi i biznesit me taksa të larta e gjoba korruptive nxit shpopullimin dhe shton varfërinë. Tallja 12 vjeçare do t’u kthehet kundër, sepse fierakët do të votojnë për ndryshimin.

Në 11 Maj, së bashku, ne mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për çdo familje!/E.S

Të fundit

Stuhia, ndalohet dalja në det e anijeve të peshkimit në Vlorë

Për shkak të motit të keq që pritet të përfshijë Vlorën në dy ditët e ardhshme, do të ndalohet...

“Ndihem i mashtruar”! Ylli i Barcelonës ndryshon menaxher

Frenkie de Jong ka vendosur të shkëpusë kontratën njëherë e mirë me agjentin e tij, Ali Dursun, dhe tani është shumë pranë rinovimit me...

Familja denoncon të zhdukur ish-zv/drejtorin e AKSHI-t

Familjarët kanë denoncuar si person të humbur Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të AKSHI-t. Mësohet se kontaktin e fundit me familjen ish-zv/drejtori i Agjencisë Kombëtare...

Vuçiçin e shajnë në kor edhe në vendin e tij të preferuar

Rrugët e qyteteve serbe kanë prodhuar skena të ngjashme për luftëra civile për ditë të tëra me radhë. Protestuesit kundër regjimit janë përplasur edhe fizikisht...

Trump bën gafën e radhës! Paskësh qenë dobët në Gjeografi

Gafat e Donald Trump me gjeografinë, kryesisht të shteteve të përfshira në konflikte, për të cilat ai pretendon se po i pajton, kanë qenë...

Lajme të tjera

Web TV