Berisha takon kryeministrin kroat Plenković: Fokusi te zgjedhjet e 11 majit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë Kongresit të Partisë Popullore Evropiane në Valencia, u zhvillua një takim bilateral mes kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe Kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenković.

I pranishëm në takim ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Kroacisë, Gordan Grlić Radman, si dhe ministrja e Kulturës dhe Medias, Nina Obuljen Koržinek.

Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet politike në Shqipëri si dhe zgjedhjet e ardhshme vendore të 11 majit.

Kryeministri Plenković dhe delegacioni kroat shprehën mbështetjen për proceset demokratike në Shqipëri, dhe vlerësuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit politik dhe institucional ndërmjet forcave të qendrës së djathtë në rajon.

Palët riafirmuan angazhimin për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe, me theks të veçantë në fushat e diplomacisë, kulturës dhe integrimit evropian, në funksion të forcimit të lidhjeve mes dy vendeve dhe përparimit të interesave të përbashkëta./E.S

Të fundit

“Gruan e vrava se më tradhtonte”/ Flet për herë të parë 40-vjeçari shqiptar

Ky është vendi ku u lokalizua dhe u arrestua i fshehur Pandeli Nakoleci, shqiptari 40-vjeçar në foto, që akuzohet...

“Trupi i Faikut është në dollap dhe po prishet”, letrat e Fan Nolit drejtuar Enver Hoxhës

“Letërkëmbimi i Fan Nolit” na sjellë korrespodencën e Nolit mes Enver Hoxhës dhe Sejfulla Malëshovës për amanetin që i kishte lënë Faik Konica. Libri “Letërkëmbimi...

Babai u vrau të ëmën para syve, postimi rrëqethës i vajzës së 36-vjeçares shqiptare

Fëmijët e gruas 36-vjeçare në Volos, e cila u vra brutalisht nga bashkëshorti i saj 40-vjeçar mëngjesin e së premtes, më 22 gusht, u përballën...

Ndahet nga jeta gazetari Artur Zheji

Gazetaria shqiptare në zi pas ndarjes nga jeta të një prej emrave më të njohur të saj, Artur Zheji. Ngjarja tragjike ka ndodhur pasditen...

Hamilton optimist tek Ferrari: “Kemi gjithçka duhet për të fituar titullin në vitin 2026”

Me synimin e tij të vendosur në gjysmën e dytë të sezonit, Lewis Hamilton nuk hezitoi të tregonte besimin e tij të plotë në...

Lajme të tjera

Web TV