Agron Shehaj: Për herë të parë në Parlament do hyjë një parti e pakapur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agron Shehaj, kreu i partisë “Mundësia” zhvilloi një takim me qytetarët e Njësisë 1 dhe 2 në Tiranë, deklaroi se “Mundësia” nuk ka si synim të bëhet “kingmaker”, por u japë shqiptarëve një qeveri të pakorruptuar.

“Ata janë thellësisht të shqetësuar. Vetë Edi Rama sot deklaroi se nuk i duhen Shqipërisë parti të reja. Sipas tij, mjaftojnë dy parti që ndajnë pushtetin. Tha: “E pamë çfarë bënte partia e tretë, vijnë si të rinj, pastaj korruptohen si ne.” Pse e thonë? Sepse janë të shqetësuar. Nuk i shqetëson ajo që do ndodhë më 12 maj, por fakti që ne kemi një projekt afatgjatë.

Ne nuk kemi hyrë në politikë për t’u bërë parti e tretë siç i kanë parë ata për 34 vite. Nuk kemi asnjë interes të bëhemi “kingmaker”. Nuk jemi patericë e askujt. Ky nuk është synimi ynë. Nuk kemi hyrë në politikë për t’u pasuruar. Kemi hyrë sepse duam t’i japim Shqipërisë një qeveri të pakorruptuar. Sepse jemi të bindur se për 34 vite Shqipëria ka pasur qeveri që i kanë penguar shqiptarët”, u shpreh ai.

Shehaj tha se mbështetja për “Mundësinë” është në rritje dhe kjo tashmë po reflektohet në të gjitha matjet publike.

“Kemi arsye të jemi optimistë, falë mbështetjes që është në rritje. Ne e kuptuam shumë më herët sesa të tjerët, dhe sot kjo mbështetje po del hapur në të gjitha matjet që bëhen. Por duhet të jemi të vetëdijshëm se jemi vetëm në fillim. Ndërkohë që të tjerët po shohin çfarë po ndodh, janë habitur dhe po përpiqen të na ndalojnë. Ne duhet të qëndrojmë të palëkundur dhe të mos dorëzohemi. Po e shihni përditë: pseudo-analistët kanë kaluar nga kritikat te sharjet.

Lexo edhe :  Myslim Murrizi paralajmëron tërmet në listën e Partisë Demokratike për Tiranën

Na thonë: “Po të ishit bashkë, do ishte më mirë.” Por le të flasim me fakte: bashkë ata nuk kanë bërë më shumë kundër Edi Ramës sesa unë vetë. Ai është kryeministri më i korruptuar që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Ne jemi këtu për ta zëvendësuar me një kryeministër të pakorruptuar”, tha Shehaj.

Kreu i “Mundësisë” deklaroi me bindje se asnjë votë e partisë së tij nuk do të preket, dhe kjo do të garantohet nga më shumë se 1000 vëzhgues që do të jenë në çdo qendër votimi.

“Kemi 1000 vëzhgues në gjithë Shqipërinë që do kujdesen që votat për partinë “Mundësia” të mos preken nga askush. Po i organizojmë në çdo qendër numërimi. Çdo votë do filmohet dhe numërohet. Do ketë dy kontrolle – në vend dhe në distancë. Vota për “Mundësinë” nuk shkon dëm. Është vota më e vlefshme që është hedhur që prej vitit 1991”, mbylli fjalën e tij Shehaj.

“Nëse partitë e reja do marrin një mandat, e para që do ta fitojë do jetë “Mundësia”. Për herë të parë në Parlament do hyjë një parti e pakapur, që do bëjë një opozitë siç nuk është bërë kurrë në këto 34 vite.”

Të fundit

Vajza shpërthen në lot në vendin ku u vra nëna: Babai ishte xheloz

Mariola Nakoleci, 36 vjeçe dhe nënë e katër fëmijëve, është vrarë nga bashkëshorti i saj në zonën e Volosit...

“Në Shqipëri ka qenë me kartelë”, flet daja i autorit të krimit tronditës në Greqi

Daja i autorit të krimit të rëndë në Volos të Greqisë, i bën thirrje nipit të tij Pandeli Nakoleci që të dorëzohet në polici. Ai...

Eberechi Eze transferohet tek Arsenali për 65 milionë euro

Arsenali ka siguruar një nga transferimet më të bujshme të merkatos verore. Crystal Palace ka pranuar ofertën prej 65 milionë eurosh për Eberechi Eze,...

Videoja pas ngjarjes në Volos: vajza shqiptare sheh gjakun e nënës në shtëpi

Mediat greke kanë publikuar momentin kur vajza e 36-vjeçares shqiptare Marjeta Nikoleci, e cila u vra mbrëmjen e djeshme në Volos të Greqisë nga...

SPAK: Po hetojmë tre deputetë dhe një ish-ministër

Tre deputetë në detyrë, një ish-deputet dhe një ish-ministër janë në mesin e personave që po hetohen nga Prokuroria e Posaçme, mes 14 zyrtarëve...

Lajme të tjera

Web TV