Ben Blushi prezanton librin “Parajsa Artificiale” në panairin e Librit në Kamzë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Publicisti Ben Blushi prezantoi botimi e tij më të ri “Parajsa Artificiale” në panairin e Librit në Kamzë.

Autori sjell një këndvështrim të botës e cila nëpërmjet teknologjisë mund të çlirohet nga shumë probleme. Një qasje e guximshme e cilësuar artificiale por që në vetvete mbart zgjidhje për kohën ku ne jetojmë

“Kisha dy mundësi ose ta quaja parajsa artificiale ose ferri artificial. Po ta quaja ferri artificial do ishte pak më problem. Ferri është më i natyrshëm se parajsa. Sot jetojmë në një kohë që harxhojmë 70% të kohës online. Kemi një komunikim artificial me botën dhe njerëzit që na rrethojnë. Na ka zëvendësuar komunikimin e natyrshëm. E ardhmja natyrisht që i takon teknologjisë. Libri merr përsipër të tregojë si do të jetë bota jonë pas shumë vitesh”,-tha shkrimtari Ben Blushi.

Botimi e vë lexuesin në dy gjendje, ferri ku ai hyn në atë që autori e cilëson ferri ku mund të sajohet një luftë ndërsa në pjesën e dytë vjen parajsa ku personazhi kryesor tregon se si mund të jetë parajsa e vërtetë përmes teknologjisë.

Edicioni i katërt i Panairit të i Librit në Kamzë solli tek publiku një mori botimesh të reja ku lexuesi pati edhe mundësi të takojë nga afër autorë dhe botues të shumtë. Ai do të qëndrojë i hapur deri më 3 maj. m.p.

Të fundit

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës

Një zjarr i madh ka përfshirë Parkun Kombëtar të Prespës, me flakët e shfaqura mbi fshatin Pustec. Forcat zjarrfikëse dhe...

Luciano Spalletti pas shkarkimit nga Italia: Futbolli më shkatërroi jetën

Ish-trajneri i kombëtares italiane, Luciano Spalletti, ka rrëfyer një anë tjetër të vetes në një intervistë të sinqertë për 'La Repubblica', ku foli për...

Muçaj takohet me Presidentin e CAA/ Shqipëri–SHBA, vizion i përbashkët për rajonin

Ambasadori Genci Muçaj, përfaqësues i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, zhvilloi një takim zyrtar në Washington, D.C., me Ambasadorin Philip Hughes, Presidentin e sapozgjedhur të...

Edhe Kosova nën pushtetin e flakëve, raportohen 29 vatra në tetë orët e fundit

Pas Shqipërisë, edhe Kosova po vuan problematikën e zjarreve që po gllabërojnë hektarë të tërë me pyje e kullota, edhe si pasojë e temperaturave...

Trump mesazh Evropës: Merrni masa për imigracionin para bisedimeve SHBA-BE

Në prag të një takimi kyç në Skoci me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje...

Lajme të tjera

Web TV