“Hajde këtu Edi Rama”, Berisha në Xhamllëk: Je burracak, se je rrenacak!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në Xhamllëk të Tiranës, ku mbajti takimin e radhës elektoral me demokratët e njësive 1,3 dhe 14.

Berisha ftoi sërish Ramën në debat, pasi kryeministri premtoi kur erdhi në pushtet shëndetësi falas, teksa sot paguajnë 3-fishin e italianëve.

Kryedemokrati shtoi se PD në pushtet do vendos listën e rimbursimit të ilaçeve të republikës italiane.

Berisha: 100 ditët e para çdo pensionistë do ketë pensionin minimal 200 euro. 200 euro do jetë minimumi jetik. Të gjithë pensionistët, të gjithë personat me rrogë të ulët, do kenë kartën e konsumatorit që do marrin mbrapsht taksën e konsumatorit. Sot problemet shëndetësore janë bërë probleme kryesore.

Hajde këtu Edi Rama, po ta mban. Je burracak se je rrenacak. Hajde këtu. A nuk premtove ti shëndetësi falas? A u rrahe gjoksin për shëndetësi falas? Sot shqiptarët paguajnë 3-fishin e italianëve, paguajnë 820 mln euro, 4 herë më shumë se për bukën. Kjo do të thotë se mbeten pa mjekim, se nuk i kanë këto para. Zotimi ynë solemn, 100 ditët e para Shqipëria vendos listën e rimbursimit të ilaçeve të Republikës italiane./E.S

Të fundit

Berisha: Daniel Shima u mbajt peng në bodrumet e mafies

“Një gjë është absolute e sigurt, se ai u rrëmbye”. Sali Berisha nuk beson versionin e policisë dhe dëshminë...

Zelensky vendos kushte për takimin me Putin

Volodymyr Zelensky tha se është gati të bëjë "disa kompromise" në kërkesën e tij që të ndodhë një armëpushim përpara çdo bisedimi me Presidentin...

Brazili konfirmon ngjyrat tradicionale për Botërorin 2026

Presidenti i CBF (Federatës Braziliane të Futbollit), Samir Xaud, ka konfirmuar se “Seleçao” nuk do të veshë fanellë të kuqe në Kupën e Botës...

Thahet luledielli në Tërbuf! Fermerët kanë mbjellë 600 hektarë por s’gjejnë treg

Në fushën e Tërbufit, temperaturat e larta, mungesa e ujit për vaditje dhe farat me cilësi të dobët kanë ulur ndjeshëm prodhimin e lulediellit. Rendimenti...

Tatuazhet sekrete të mumjes siberiane janë nxjerrë në dritë

Ashtu si Ötzi, kjo mumje siberiane u ruajt e paprekur nga akulli: mbi trupin e tij ishte një bestiar i tërë kafshësh të vërteta...

Lajme të tjera

Web TV