Ish-prokurori Arjan Ndoja tregon pse hyri në politikë: Kam informacione brenda PS…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arjan Ndoja, ish-prokuror i larguar nga sistemi i drejtësisë nga vetingu, tashmë i është futur politikës duke kandiduar për Partinë Demokratike në Durrës.

I ftuar mbrëmjen e sotme në Top Story, ai tregoi arsyen se përse iu bashkua PD-së dhe sesi po vijon fushata.

“Fushata politike ka më shumë adrenalinë sesa fusha e drejtësisë. Juristët përgjithësisht nuk kanë emocione në zbatimin e ligjit. Legjenda urbane, simbole, personazhe që kthehen ndonjëherë në emblema, janë krejt ndryshe nga grupe kriminale që shpallin institucionet e drejtësisë.

Unë gjithmonë do të besoj të drejtësia. Unë mendoj se drejtësia po vazhdon të hetojë, ka persona që mund të jenë grupe kriminale, Durrësi në këndvështrimin tim është i qetë, fushata po shkon normalisht.

Kemi informacion të vazhdueshëm deri te kampi i palës kundërshtare, deri në ditën e zgjedhjeve. Ne jemi lojtar që do luajmë deri në minutën e fundit. PD në qarkun e Durrësit është e përgatitur për çfarëdolloj skenari”, tha Ndoja./E.S

Të fundit

Aksident tragjik/ Humbin jetën dy nxënëset 16-vjeçare, po udhëtonin me motor

Dy nxënëse 16-vjeçare nga Kërçova kanë ndërruar jetë tragjikisht në një aksident rrugor. Dy nxënëset 16-vjeçare, Eriona Ramadani dhe Albina...

Radhë automjetesh në Qafë Thanë, dy doganat shqiptare dhe maqedonase shtojnë sportelet

Kjo e shtunë ka shënuar fluks të shtuar në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Numri i lartë i udhëtarëve është regjistruar si...

Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi

Beogradi zyrtar prej vitesh mban lidhje me regjimet në Rusi, Kinë, Bjellorusi, Venezuelë dhe Iran, duke e nxitur Bashkimin Evropian (BE) ta kritikojë atë,...

Açka: Ku janë ish-ministrat, ish-drejtorët dhe të privilegjuarit e pushtetit të PD?

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka reaguar me një shkrim të titulluar “Prania e padukshme”, ku shprehet se opozita shqiptare po përballet me një...

Temperatura përvëluese/ Vendi shënon rekord vdekjesh nga i nxehti ekstrem

Muajt e korrikut dhe gushtit në Portugali u karakterizuan nga paralajmërime të shumta për temperatura të larta që përkuan me një rritje domethënëse të...

Lajme të tjera

Web TV