Përdhunime e trafikim të grave shtatzëna, ekstradohen nga Shqipëria dy shtetas të huaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy shtetas të huaj janë ekstraduar nga Shqipëria drejt Greqisë dhe Turqisë të akuzuar për vepra të rënda penale si “birësim të paligjshëm” apo “kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë”.

Ekstradohet drejt Turqisë 39-vjeçari Burak Kara i dënuar me 8 vite e 4 muaj burgim pasi në vitin 2011 ka kryer marrëdhënie seksuale në një shtetase turke teksa ishte në gjendje të dehur. Nga dënimi fillestar, Burak Kara ka për të vuajtur dhe 4 vite e gjysmë.

Gjithashtu është ekstraduar drejt Greqisë 59-vjeçari me iniciale E. A., pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë, gjente gra shtatëzënë në vështirësi ekonomike, i dërgonte në Greqi për të lindur e më pas ndërmjetësonte në dhënien e fëmijës së tyre për birësim në forma të paligjshme.

Nga kjo veprimtari kriminale ky shtetas dyshohet të ketë përfituar shumat 2000-4000 për çdo rast.

Njoftimi i policisë:

Interpol Tirana/Ekstradohen në Turqi dhe në Greqi, 2 shtetas.

-Në Turqi u ekstradua një shtetas i dënuar për marrëdhënie seksuale me dhunë.

-Në Greqi u ekstradua një shtetas i akuzuar për ndërmjetësim për birësim të kundërligjshëm.

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale të Interpol Tiranës me homologët e Interpol Ankarasë dhe Interpol Athinës, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Shqipëria, të shtetasve:

-Burak Kara, 39 vjeç, i lindur në Turqi, sepse Gjykata e Mersin, në vitin 2022, e ka dënuar këtë shtetas, me 8 vjet e 4 muaj burgim, pasi në vitin 2011, në gjendje të dehur, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase turke, në banesën e një shtetaseje tjetër, gjithashtu turke, në Mersin. Nga dënimi, 39-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur rreth 4 vjet e gjysmë burgim;

-I. A., 59 vjeç, i lindur në Bullgari, sepse ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Athina, mbi akuzën se në bashkëpunim me të tjerë, gjente gra shtatëzënë (në vështirësi ekonomike), të cilat i çonte në Greqi për të lindur dhe më pas ndërmjetësonte për dhënien e foshnjës, për birësim. Nga kjo veprimtari kriminale ky shtetas dyshohet se ka përfituar 2000-4000 euro/rast. Ai është arrestuar nga shërbimet e Policisë Kufitare të Korçës./E.S

Të fundit

Veliaj: Asnjë shkelje në 2 vjet ministër dhe 10 vjet kryetar bashkie! Akuza ‘fletërrufe’

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pasi u mor i pandehur nga SPAK, thotë se akuza ndaj tij është një copy...

Orët luksoze të Keanu Reeves-it gjenden në Kili, autoritetet ia dorëzojnë FBI-së

Gjashtë orë luksoze, me vlerë totale prej 125,000 dollarësh, të cilat i ishin vjedhur aktorit kanadez Keanu Reeves në dhjetor të vitit 2023, i...

Betohen në KLP 26 prokurorët e rinj! Çela: Do ndjeni vështirësi në shpatullat tuaja

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot ceremoninë e betimit për 26 prokurorët e rinj që do të bëhen pjesë e sistemit të drejtësisë...

Andia Ulliri kërkon mandatin e ish-prokurorit Arjan Ndoja, nis mbledhja në KAS!

Komisioni i Ankesave dhe Sanksione ka nisur mbledhjen e ditës së sotme me pikën e parë të rendit të ditës, shqyrtimin e ankimimit të...

Kodi i ri Penal, 2 vite burg kush lëviz me makinë pa i bërë kolaudimin

Sesioni i ri parlamentar në shtator do të nisë me diskutimet për Kodin e ri Penal, i prezantuar së fundmi nga Ministria e Drejtësisë. Mes...

Lajme të tjera

Web TV