Rama: Ja sa para do të përfitojë Shqipëria kur të anëtarësohemi në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në takimin e tij me qytetarët e Kuçovës, kryeministri Edi Rama, u kërkoi votën për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se Shqipërisë i është dhënë një mundësi e artë për tu ulur në tryezë dhe për të mbyllur negociatat për anëtarësimin në BE deri në vitin 2027.

Kryeministri theksoi se me anëtarësimin në BE, Shqipëria do marrë 1 mld euro çdo vit dhe këto para nuk do jenë 90% kredi por kontribut.

Gjithashtu Rama tha se me anëtarësimin në BE, vendi ynë do marrë 300 mln euro në vit për fshatin.

Edi Rama: Në këtë rrugëtim drejt 11 majit së bashku me Ervinin jemi përpjekur të bëjmë një skuadër sa më përfaqësuese të qarkut të Beratit.

Për Kuçovën kemi dy djem të shkëlqyer.
Kuçova e ka mbështetur historikisht pa rezervë PS, më vjen mirë që nuk e kemi marrë mbështetjen tuaj si diçka që e kemi në xhep…Kemi bërë aq sa kemi mundur që ky komunitet i mrekullueshëm ta ndjej ndryshimin.

Ju siguroj se ne do vazhdojmë ta mbështesim këtë komunitet të mrekullueshëm, bashkinë e Kuçovës do e mbështesim me gjithçka që do mundemi.

Diçka ende më e madhe është përmbushja e një misioni historik për popullin shqiptar dhe Shqipërinë, anëtarësimi në BE.

Në rrugëtimin e tre mandateve ne kemi pas mbështetje nga BE pa diskutim dhe ka qenë një mbështetje që ka ardhur në rritje. Nëse ua them si shifër, ne kemi marr diçka më shumë se 1 mld euro nga BE.

Ndërkohë me anëtarësimin në BE Shqipëria do marrë 1 mld euro çdo vit. Nuk do jen 90% kredi por kontribut. 300 mln euro në vit do marrë Shqipëria për fshatin, me hyrjen nën shtëpinë e Bashkimit Evropian.

Lexo edhe :  Myslim Murrizi tallet me PD: Le ta qerasin edhe Agron Shehajn me 5 deputetë

BE ka hapur derën për ne, por duhet pasur parasysh se ajo derë siç hapet, edhe mbyllet. Ne na është dhënë mundësia të ulemi në tavolinë dhe të mbyllim negociatat me BE-në brenda vitit 2027.

Kemi bërë çmos që BE sot ka interes të rrisë numrin ne anëtarëve të vetë, dhe sipas tyre Shqipëria gjendet më e përgatitura për të hyrë në atë shtëpi…sot Shqipërinë e vlerësojnë , e respektojnë dhe e vlerësojnë. 11 maji takim me historinë për popullin shqiptar, shqiptarët duhet të bëhen bashkë për t’i dhënë shtysë negociatave./E.S

Të fundit

“Portat e ferrit do të hapen”! Ministri izraelit kërcënon të shkatërrojë qytetin e Gazës

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka kërcënuar të shkatërrojë qytetin e Gazës, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu tha...

Arrestohet vajza e Eli Farës, u kap me kokainë në Tiranë

Vajza e këngëtares së njohur, Eli Fara është arrestuar në Tiranë. Mediat bëjnë me dije se Roxhensa Kapurani, 39 vjeçe, u kap me kokainë...

IKMT në aksion/ Shembet një tjetër objekt pa leje në jug të vendit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar sot aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në jug të vendit. Fadromat kanë prishur një...

22 gusht 2004 – Tronditet muzeu norvegjez, zhduken dy vepra të Munch

Më 22 gusht 2004, bota e artit u trondit nga një ngjarje spektakolare: dy nga veprat më të famshme të piktorit norvegjez Edvard Munch,...

Arrestohet punonjësi i Gardës, kanosi me armën e shërbimit të afërmin e tij

Një punonjës i Gardës së Republikës së Shqipërisë, është vënë në pranga pasi ka kërcënuar të afërmin e tij me armën e shërbimit. Sipas njoftimit...

Lajme të tjera

Web TV