“Tregoni që nuk jeni dele!” Mesazhi i Lulzim Bashës për zgjedhjet e 11 majit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, po vijon fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit, teksa ka publikuar sot (2 maj) një video-mesazh në rrjetet sociale, ku i drejtohet edhe “socialistëve të ndershëm”, duke u kujtuar se “po mbështesin një regjim që ka pasuruar një grusht njerëzish në kurriz të qytetarëve të zakonshëm”.

“Pse pranoni të trajtoheni si dele? A nuk ndjeni turp kur ata që keni votuar notojnë në para të vjedhura, ndërsa ju s’mund të bëni dot një javë pushime?”, shprehet Basha.

Ai i bën thirrje qytetarëve që të distancohen nga Edi Rama dhe të zgjedhin Shqipërinë, jo krimin dhe korrupsionin.

Mesazhi i plotë i Bashës:

“Kam një mesazh për socialistët e ndershëm—jo për ata të 7×7=313! Pse pranoni të trajtoheni si dele? Si njerëz pa tru, që u tërheqin nga hunda? Në 2013-ën, të paktën donit të vinit në pushtet. Po kë sollët në pushtet? Kush përfitoi? Ju? Familjet tuaja? Apo Lali Eri, Saja, Ben Ahmetaj, Ilir Beqja, Ilir Meta, Gjush Dako, Ter Koka, Vis Rroshi dhe gjithë çeta e tyre? Ju u dhatë pushtetin, ata e ndanë mes kriminelëve të korruptuar, përdhunuesve dhe trafikantëve.

A nuk ndjeni turp? Ju, që kurseni deri edhe nga buka e gojës për të arsimuar fëmijët tuaj, kur ai ua dorëzoi pushtetin banditëve! Dhe ju prapë nga pas, si dele. Rezultati? Paratë tuaja në xhepat e pushtetarëve, ndërsa ju prapë me gisht në gojë.

A nuk ndiheni të turpëruar kur i shihni ata që u keni besuar, i keni votuar duke notuar në para të vjedhura, të mykura nëpër bodrume? Kurse ju s’mund të bëni dot as një javë pushime! Ata ju vjedhin, ju poshtërojnë, ju lënë pa bukë, pa të ardhme—dhe prapë ju tërheqin pas si derrat në llucë.

Lexo edhe :  Aksident me tre të plagosur në Ksamil, turku me motor përplas italianin në trotuar

Me 11 maj, tregoni që nuk jeni dele! Shumë prej jush kanë reflektuar. Shumë prej jush e kanë kuptuar se nuk mund të vazhdojnë të votojnë për të pasuruar një grusht njerëzish dhe për të mbajtur mbi supe njollën e turpit të një grupi që u ka shërbyer vetëm të korruptuarve dhe vetëm kriminelëve.

Ju e keni në dorë, o jeni me Shqipërinë, o jeni me Edi Ramën! Nëse jeni me Edi Ramën, jeni kundër Shqipërisë, jeni kundër familjeve tuaja!”. m.p.

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV