Dialogje të zgavërta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ese nga Bujar Meholli

Në kohën kur zhvillimi teknologjik po shkon drejt pikut të tij, gjinia njerëzore sikur po gëlltitet nga monstra që ka krijuar vetë; panorama groteske prej nga mund ta soditësh shoqërinë sot është apriori e punuar me penelatën çoroditëse të informacionit të tepërt apo hiperinformacionit, i cili po e skllavëron njeriun dita-ditës duke ia shndërruar intelektin në automat, dendur me miliona informacione në sekondë përmes mnemoteknikës së AI-së, gjeneruese e hiperinformacionit, jo rrallë komprometuese e dijes, përbrenda një kaosi informativ që del nga kontrolli. Është ironike se si, sot, njeriu kurrë s’ka qenë më i pa zë, konformist, e jokomunikativ – mu tani kur mund të gjenerojë miliona informacione. Pse kështu? Sepse njeriu është shndërruar vetë në informacion, ka humbur origjinalitetin dhe integritetin, dinjiteti i tij komprometohet nga makineritë digjitale, rrjetet komunikative, lunatike, të cilat e gllabërojnë thjesht si një numër binar.

Për dështimin kolosal të komunikimit e debatit që tani po e përjetojmë, pati krijuar një film të shkurtër regjisori dhe animatori çek Jan Švankmajer qysh në vitet ‘80 ku përmes kombinimeve unike me teknikën e stop-motion eksploronte komunikimin e nderë njerëzor, keqkuptimet, vrullet komplekse që derdhen si arsenal i rëndë mbi tjetrin pa e marrë mundin për dëgjim dhe mirëkuptim. Ky film surrealist mbruset me një observim të thellë mbi natyrën njerëzore dhe muret e krijuara kundrejt tjetrit duke krijuar atë rrethin vicioz, paralitik, ku individi dështon në kuptim. Skema me të cilën e ndërton këtë film Švankmajer është karakteristike: shprishja (eternale!) e komunikimit na paraqitet si metaforë vizuele për natyrën akomunikative njerëzore, mbase që nga njerëzit e parë në Eden… E ky akomunikativitet shquhet veçan në arealin mediatik-kulturor të shekullit të ri, XXI, ku kemi të bëjmë me eksploatim informacioni dhe shpërfaqjeje pa fre. Dy kokat njerëzore që vendosen pranë njëra-tjetrës në film, ndërtuar prej balte, duke evokuar portretet e ndritura të Artit sipëror të Rilindjes, janë në grindje enervante mes vete; aq afër, aq larg… brenda rrethit vicioz gjallojnë mes pamundësisë për t’u kuptuar, konsumojnë, përtypin e ripërtypin gjërat e zakonshme, triviale, në një ritëm mekanik që e sforcon barrën e ekzistencës me presionin e përshkallëzuar deri në klimaks, në pikën kulminative të irritimit, zvetënimit, zgavrimit, çoroditjes, e më së fundi shfytyrimit kolosal. Në këtë konvencionalitet grotesk njeriu i zvetënuar bëhet obsesiv, humbet kontrollin e ratio-s dhe bie në zgrip të humbëtirës.

Lexo edhe :  Faji i të pafajshmes, Eva!

Cilat janë dimensionet e dialogut sot? A ka krizë të dialogut? A është dialogu konstruktiv? Pyetje të tilla që vijnë përbrenda një shoqërie përherë e më të hapur dhe më konsumeriste, si përgjigjje gjithëpërfshirëse do të mund të merrnin: dialogu sot është i dëmtuar rëndë! Ndaj metafora e Švankmajer-it është aktuale, ngase presupozon njeriun-automat, njeriun e ngecur në terrin dogmatik të mendimeve obskure e ortodokse, i cili në shekullin e ri ka rënë pre e kombinatorikave digjitale, së fundmi, artificiale, në rrjetën e dendur pa pasur mundësi të çajë përpara. Dialogu virtual që imponon interneti është pikërisht peizazhi grotesk, i zymtë, i dy kokave të Švankmajer-it. Këto koka, (tani digjitale) janë konsumatore të komunikimit, në një proces hibrid e transformues që plekset me divergjenca soji, ankth, mani, obsesion, acarim e avari nervash deri në akte dhune e tentim asfiksimi. Është pikërisht klima e tillë ku sendet e humbasin kuptimin e tyre primar, porsi ato në film – buka, thika, furça e dhëmbëve, këpuca, që bartin ngarkesa simbolike në arbitraritetin teknologjik të diktimit jetësor, gjësendet janë thjesht bartëse të pasivitetit akut, jo refleksionit. Në subkoshiencë sendet përmbysen nga kuptimi i tyre normal, dalin nga përmasat e ratio-s – këtu duhet parë gjenezën e rritjes së probabilitetit të krimeve ngase një njeri sot, veçan adoleshent, i ngjizur me dinamikën e egër, arbitrare, digjitale, pa pasur mundësi mendimi e reflektimi, pa qëmtuar ratio-n, kryen krim. Janë indikacionet e tilla që e rëndojnë barrën e ekzistencës në epokën e pikut zhvillimor digjital, ngase e vërteta dhe liria komprometohen ndjeshëm në konfuzionin dhe shtrembërimin semantik – qenia bëhet më delikate, pasive, manipuluese dhe e manipuluar, kurse klima sociale përreth si predominancë ka keqkuptimin, cektësinë, varfërinë mendore e papërputhshmërinë.

Metafora imazhiste viscerale që e krijon artisti çek, përbrenda poetikës surrealiste, është pikëtakuese me botën tonë moderne të komunikimit të çalë e dialogut kaotik – duke qëmtuar alegorinë vizuele të filmit pyesim: a do të vijë njeriu gjer aty sa të humb çdo lidhje plotësisht?! Shpëtimi nga kjo humbje duhet të jetë qëllimi i madh për të ardhmen, ruajtja e sensit dialogues racional dhe krijimi i njeriut proaktiv në shoqëri i cili e bën dialogun të mundur dhe efektiv, dëgjon me kujdes, flet njashtu, krijon botëkuptim racional e substancial.

 

Të fundit

Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos

Tavolina në studion e “Rudina” në Tv Klan pasditen e kësaj të shtune ishte e mbushur plot e përplot...

Zbardhet plagosja e 5 personave në Laç, konflikti nisi disa ditë më parë…

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet mbi përplasjen me armë zjarri në Laç, ku mbetën të plagosur pesë të rinj. Sipas hetimeve paraprake dhe...

Pak ditë para diplomimit, masakrohet për vdekje me thikë studentja britanike në SHBA

Një studente britanike e infermierisë që studionte në SHBA është gjetur e masakruar për vdekje me thikë në një apartament në Hjuston të Teksasit,...

I morën jetën për një dashuri: E vërteta e vrasjes së 22-vjeçarit Stiven Toshkëzi

Në 22-vjetorin e munguar të Stivit... Dhimbja që s’e përshkruajnë dot fjalët Nga Entela Kaloti “ Stivi nuk është larguar, është këtu. Nuk ka ikur asnjë...

Datat më të rëndësishme të muajit MAJ, cilat shenja të zodiakut përfitojnë më shumë?

Maj 2025 vjen si një moment kyç astrologjik, ku forcat kozmike bashkohen për të sjellë transformim dhe rigjallërim. Pranvera është në kulmin e saj,...

Lajme të tjera

Web TV