“Farë e keqe”-Adriatik Lapaj i përgjigjet sërish Ramës: Ti nuk do jesh kryeminstër!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, njëkohësisht edhe drejtues i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i është përgjigjur sot me një video-mesazh kryesocialistit Edi Rama, i cili po sulmon partitë e vogla dhe të reja, duke u thënë se “vetëm kryetarët kanë të rinj” dhe se janë “fara e keqe e ndjesë pastë atyre që pollën LSI-në”.

Teksa vendos në sfond fjalimet e fundit të kryeministrit në turet elektorale për 11 majin, ai i drejtohet ndjekësve me fjalët: “Dëgjojeni këtë të pangopurin!”

Dhe më tej i jep mesazhin, duke lajmëruar jo më se do ta çonin në zgjedhje të parakohshme vendin nëse ky koalicion do e kishte në dorë zgjedhjen e qeverisë, por këtë herë se Rama nuk do jetë më kryeministër.
Në dukje një ndryshim strategjie elektorale kjo nga ana e Lapajt, që është kritikuar shpesh ditët e fundit bashkë me partitë e tjera, pse ka deklaruar se do e çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Lapaj i kujton edhe aleancën me ish-LSI-në kryeministrit:

“Përveçse i pangopur, është edhe mosmirënjohës. Pasi u bë kryeministër, duke bashkuar votat me LSI-në, e pasi i shpërbleu me 20% të vendeve të punës në administratë, duke e trajtuar administratën si ta kishte plaçkë të vetën, e pasi i bëri ministra, kryetar Kuvendi e deri President të vendit, tashmë bën sikur ka zbritur nga një planet tjetër dhe nuk ka qenë ky autor i atyre gjërave”.

Dhe në fund e mbyll me mesazhin se nëse partia e tij merr vota të mjaftueshme, Rama s’do jetë më kryeministër.

“Zoti Rama, nëse do jetë në dorën tonë, nëpërmjet votave të qytetarëve, krijimi i kësaj qeverie që vjen, ti nuk do jesh kryeministri i këtij vendi! Ne do ta çlirojmë Shqipërinë nga ky model politik!”, përfundon Lapaj./E.S

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV