“Ishim të dehur, po ziheshim”/ Dëshmon amerikani që vrau gruan në Shkodër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Amerikan Brendon Saporito, i cili vrau me thikë partneren Sandra Saporito, 54 vjeçe në Shkodër ka dhënë një deklaratë para hetuesve. Sipas burimeve për ABC News Saporito ka shfaqur pendesë për krimin, ndërsa ka thënë se vrasjen e ka kryer pasi të dy kishin qenë në gjendje të dehur dhe po ziheshin.

Shkak për zënkën janë bërë sharjet që 54-vjeçarja ka nisur të bëj ndaj tij, ai ka thënë se zënkat i kanë pasur shumë të shpeshta kohët e fundit, pa një arsye të qartë.

57 vjeç, goditi për vdekje me thikë mëngjesin e së premtes bashkëshorten e tij, Sandra Saporito. Krimi ndodhi në banesën që ata kishin marrë me qera në lagjen Gjuhadol, në qendër të Shkodrës. Të zotët e shtëpisë që dëgjuan britmat e gruas njoftuan policinë për krimin.

53 vjeçarja Sandra Saporito, nuk u mbijetoi dot plagëve dhe ndërroi jetë në vend, ndërsa policia e Shkodrës tha se e gjeti bashkëshortin e saj në gjendje të rënduar dhe nën efektin e alkoolit.

Pasi goditi për vdekje bashkëshorten, autori Brandon Saporito, tentoi të vrasë edhe veten duke prerë damarët e duarve. 57 vjeçari u dërgua në ugjencën e spitalit të Shkodrës, ndërsa gjatë marrjes në pyetje nga Policia pranoi se e kishte kryer ai krimin.

Çifti amerikan ndodhej prej disa ditësh në qytetin e Shkodrës. Ata kishin ardhur në Rinas nga Miami, në 27 mars, dhe po eksploronin disa zona të Shqipërisë./E.T

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV