Pak ditë përpara zgjedhjeve të 11 majit, kryekomisioneri i KQZ-së zbulon detajet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, foli në “Shqipëria Live” për procesin zgjedhor të 11 majit, përfshirë atë që po ndodh me votën e diasporës.

Ai u shpreh se deri më tani nuk është sanksionuar asnjë parti politike, për shkelje të rregullave të fushatës zgjedhore.

“Nga ajo që kemi konstatuar në mënyra dhe forma të ndryshme duket që fushata zgjedhore deri më tani ka shkuar qetë. Deri tani nuk kemi sanksionuar asnjë parti politike ose subjekt zgjedhor, ky është treguar i asaj që thash më lart, i respektimit të të gjitha subjekteve zgjedhore”.

Celibashi zbuloi më shumë detaje nga takimi që ka pasur me ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato.

“Takimi ishte një bashkëbisedim nëpërmjet meje dhe ambasadorit të BE-së për procesin zgjedhor me tërësinë e aspekteve të këtij procesi, e qartë që interesi i tyre ishte për të ditur se si po ecën përgatitja e zgjedhjeve, i bëmë të ditur çfarë KQZ-ja ka bërë deri më tani. Nuk është se paraqiti ndonjë shqetësim i veçantë se si po vijon puna. Vlerësuam së bashku nevojën mbi një problematikë që mund të evidentohen gjatë përgatitjes së zgjedhjeve”.

Ai më tej tregoi për “Shqipëria Live” ka pasur një kërkesë të lartë nga ndërkombëtarët për vëzhgimin e zgjedhjeve.

“Thuajse i gjithë trupi diplomatik në Tiranë ka shprehur interes për të vëzhguar procesin zgjedhor. Misioni Kombëtar Vëzhgimit të Zgjedhjeve i cili kryesohet nga ODIHR do të jetë në një numër relativisht të lartë”.

Kryekomisioneri i KQZ-së ndër të tjera u shpreh se ka një bashkëpunim mes tyre dhe SPAK.

“Përgjegjësitë si të KQZ-së dhe SPAK-ut i ka përcaktuar legjislacioni shqiptar. Është e qartë se secili prej nesh shikon nevojën për tu përmirësuar në qasjen që ka për përgjegjësitë. Kam vlerësuar që ka nevojë për të përmirësuar metodologjinë e punës. Besoj se ka treguar dhe vërteton dobinë e kësaj mënyre të re të shkëmbimit të informacioneve, policisë, SPAK…”.

Lexo edhe :  ‘Të huajt dikur na shihnin me përçmim’/Nga një vend qesharak, sot dinjitozë në sytë e BE!

Sa i përket votimit të diasporës, Celibashi u shpreh se i gjithë procesi ka vijuar shumë mirë, teksa ka treguar edhe shifrat e deritanishme të dorëzimit të zarfeve me votat nga emigrantët. Italia, sipas tij, mban numrin më të lartë të votuesve nga diaspora.

“Procesi i votimit të diasporës po shkon shumë mirë, jo perfekt, por shumë mirë. Tejet shqetësimeve të paraqitura, në tërësi procesi po shkon shumë mirë, shifrat flasin për këtë që sapo thash. Duke qenë se është një proces që zhvillohet për herë të parë, u përgatit në një kohë mjaft të shkurtër, po shkon shumë mirë si proces. Janë gati 90% e atyre, nga 245,935 zgjedhës të regjistruar nga jashtë kanë marrë zarfin në dorëzim, rreth 140 mijë votues që e kanë kthyer fletën e votimit në KQZ, një numër i lartë. Më shumë se 50%. Italia është vendi që ka sjellë numrin më të madh të fletëve të votimit nga jashtë”, u shpreh Celibashi./E.S

Të fundit

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të...

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review”, intervista e...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

Lajme të tjera

Web TV