PD: Patronazhistët e Ramës janë emëruar nga KQZ-ja si vëzhgues të pavarur në zgjedhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka bërë një denoncim, duke publikuar emrat e disa personave që, janë patronazhistë të Partisë Socialiste dhe janë akredituar si vëzhgues të pavarur për zgjedhjet vendore të 11 majit 2025. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, akuzoi Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve për miratim të listave që, sipas PD janë të kontaminuara politikisht dhe në kundërshtim me standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Vangjeli gjithashtu deklaroi se Partia Demokratike po vijon verifikimin e të gjithë emrave të vëzhguesve të ashtuquajtur të pavarur dhe të gjitha rastet e identifikuara do të referohen me urgjencë në organet e hetimit.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve pas shqyrtimit të kërkesave ka nxjerrë vendimet respektive për akreditimin e vëzhguesve të procesit zgjedhor.

Dyshimin e PD për vendosjen e emrave të patronazhistëve të qeverisë Rama, në përmbajtje të listave emërore të vëzhguesve të akredituar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Si është e mundur që këto personazhe futen deri në organizma ndërkombëtare, që janë garancia e zgjedhjeve, besimi dhe certifikimi?

Në shkelje të hapur të standardeve zgjedhore , vëzhguesit që prezumohen të jenë të pavarur shfaqen krejtësisht të njëanshëm madje bëjnë propagadë fushate për PS edhe publikisht në rrjete sociale.

Emrat e identifikuar deri tani janë:

Besmir Hallaçi VKSH nr.614, dt.25.04.2025

Ardit Hoxha VKSH nr.595, dt.25.04.2025

Enxhi Karaj VKSH nr.599, dt.25.04.2025

Gerta Vasku VKSH nr.605, dt.25.04.2025

Bardhyl Fejzo VKSH nr.617, dt.25.04.2025

Dorian Hila VKSH nr.634, dt.25.04.2025

Stenli Denaj VKSH nr.634, dt.25.04.2025

Elis Alimeri VKSH nr.634, dt.25.04.2025

Besnik Demaj VKSH nr.634, dt.25.04.2025

Lexo edhe :  Myslim Murrizi tallet me PD: Le ta qerasin edhe Agron Shehajn me 5 deputetë

Robert Qirollari VKSH nr.588, dt.25.04.2025

Klodjan Cani VKSH nr.588, dt.25.04.2025

Eugerta Bakiu VKSH nr.589, dt.25.04.2025

Partia Demokratike po vijon verifikimin e të gjithë emrave të vëzhguesve të ashtuquajtur të pavarur dhe të gjitha rastet e identifikuara do të referohen me urgjencë në organet e hetimit./E.S

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV