Rama kritikon sërish partitë e vogla: Janë si LSI, përfaqësojnë vetëm interesa të ngushta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me mbështetës të Partisë Socialiste në qytetin e Sarandës, ka lëshuar sërish kritika ndaj partive të vogla në skenën politike shqiptare, duke i akuzuar për përfaqësim të interesave personale dhe të ngushta.

Rama i krahasoi këto forca të reja politike me ish-partinë LSI, përkrah të cilës fitoi zgjedhjet e 2013, duke garuar në koalicion përballë mazhorancës së drejtuar nga Sali Berisha. Kryeministri tha se këto parti janë “cikli i dytë i farës së të ndjerës LSI dhe juve kjo ju kujtohet mirë se çfarë kemi hequr duke i provuar të gjitha”.

Sipas tij, përvoja me partitë e vogla ka treguar se ato nuk punojnë për interesin e përbashkët. “Partitë e vogla janë për interesa të vogla. Sa më e vogël partia, aq më të vogla interesat që përfaqëson. Një parti e madhe si Partia Socialiste është për interesin kombëtar”, deklaroi Rama.

Ai theksoi se, ndonëse PS mund të ketë bërë gabime gjatë 35 viteve të ekzistencës së saj, nuk ka pasur asnjë rast ku të ketë tradhtuar interesin kombëtar. “Një parti e madhe si PS është për interesin kombëtar“, tha Rama./E.S

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV