Sa e ndjeni mungesën e Veliajt në fushatë?Spiropali: Erioni, kontribut të spikatur në PS!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesja politike e PS në Qarkun Tiranë, Elisa Spiropali, ka vlerësuar kontributin e kyebashkiakut Erion Veliaj, duke thënë se ka qenë i spikatur.

E ftuar në studion e emisionit Kjo Javë në News24, ajo tha se ndjen keqardhje për arrestimin e tij, teksa uroi që të provonte pafajësinë.

Sa e ndjeni mungsën e Veliaj?

Spiropali: Pa diskutim që Erioni është me kontribute të spikatur në PS, sidomos në qarkun e Tiranës. Nuk mund të thuash ndryshe dhe kush thotë ndryshe nuk është i sinqertë. Uroj që të provojë pafajësinë e tij. Keqardhje e madhe si një njeri që ka punuar me të. Presim që organet e drejtësisë të bëjnë drejtësi, në kuptimin që të respektojnë procedurat ligjore dhe siç e kemi shprehur në vijimësi, ne besojmë për një drejtësi të pavarur, kemi investuar për një drejtësi të pavarur. Pandëshkueshmëria ka pësuar një zmbrapsje fatale dhe është pa kthim.

A e ka dëmtuar fushatën mungesa e Veliajt?

Spiropali: Nuk mund të bëjmë llogari dhe parashikime të tilla. Ajo që mund të them është se po punojmë si ekipi dhe ndërtojmë strategjitë tona elektorale. Ne flasim përmes punëve tona dhe ndryshimet që kanë ndodhur në Tiranë, falë mbështetjes së Edi Ramës dhe punës së Bashkisë./E.S

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV