Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review”, intervista e dytë e kësaj fushate, ku dhe është përballur me pyetje të drejtuara nga gazetarja dhe moderatorja Jonida Shehu.
Një prej pyetjeve që kreut të qeverisë iu bë ishte dhe për drejtësinë, për të cilën dy muaj më parë, kur dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u prangos në zyrën e tij, vetë Rama tha se ka nevojë të përmirësohet dhe të rrisë standartet.
“Çfarë ndryshoi nga qëndrimi juaj i fundit ndaj arrestimit të zotit Veliaj dhe ajo mbledhja me grupin parlamentar ku ju folët në mënyrë të drejtpërdrejtë me drejtësinë, që do të ndërtoni një drejtësi me standarte ndryshe nga ajo që po ju shfaqej në atë periudhë dhe më pas shumë pak ditësh ju nuk folët më dhe as një fjalë nuk kishte gjatë fushatës për drejtësinë me standarte. Keni ndryshuar ju qëndrim?”, ishte pyetja që iu drejtua kryeministrit , i cili iu përgjigj duke thënë se deklaratat e tij janë keqinterpretuar dhe janë nxjerrë nga konteksti.
Sipas Ramës, deklarata e bërë për drejtësinë, për të cilën ritheksoi edhe njëherë që gëzon të gjithë mbështetjen e Partisë Socialiste, u bë gjatë asaj mbledhje të Grupit Parlamentar lidhur me rastin e Erion Veliajt, për një rast konkret dhe jo për drejtësinë në tërësi.
“Ishte në një konteskt të caktuar për një çështje konkrete lidhur me probleme konkrete të cështjesh dhe unë trajtova në atë moment ato problematika pa vënë në diskutim se çfarë kemi bërë ne dhe duke thënë që duhet ti rrisim dhe ti forcojmë këto. E dini ju që 57 % të detyrave të procesit të negociatave lidhen me drejtësinë”, tha Rama ndër të tjera.
I pyetur më tej se çfarë do të ndodhë pas 11 majit me reformën në drejtësi, kreu i qeverisë tha se ajo nuk do të preket, por do të përmirësohet në bazë të standardeve të Bashkimit Europian.
“57% e detyrave të procesit të negociatave lidhen me drejtësinë. 57% e detyrave të atij procesi që bëjmë ne në Bruksel, lidhen më këtë gjë. Nuk do ndryshohet drejtësia. Drejtësia nuk do të preket. Arkitektura është ngritur dhe ajo nuk preket. Ama duhet të fuqizohet, duhet përmirësuar, sipas standardeve të Bashkimit Europian”, tha kryeministri.
Pjesë nga biseda e Ramës:
Jonida Shehu: Çfarë ndryshoi nga qëndrimi juaj i fundit ndaj arrestimit të zotit Veliaj dhe ajo mbledhja me grupin parlamentar ku ju folët në mënyrë të drejtpërdrejtë me drejtësinë, që do të ndërtoni një drejtësi me standarte ndryshe nga ajo që po ju shfaqej në atë periudhë dhe më pas shumë pak ditësh ju nuk folët më dhe as një fjalë nuk kishte gjatë fushatës për drejtësinë me standarte. Keni ndryshuar ju qëndrim?
Rama: Jo
Shehu: E keni lënë mënjanë drejtësinë me standarde?
Rama: Jo
Shehu: Apo është çështje sensitive që mund t’ju prishë punë në fushatë elektorale?
Rama: Jo. Shqipja, gjuha shqipe është për mua dashuria më e madhe gjëja më e bukur. Dhe një nga kënaqësitë më të mëdha kur ulesha me Kadarenë ishte biseda për shqipen. Ai flishte për shqipen dhe ai dinte dhe rusishten frëngjishten dhe bënte krahasim.Unë shqipen e kam shumë merak dhe mur ma merrni dhe ma bëni copë. Marr këto që mi ccojnë 95% e citimeve të titujve nëpër portale të fjalëve të mia janë tjetër për tjetër. Juve e keni e morët atë që thashë unë dhe e nxorët nga kotneksti. Ishte në një konteskt të caktuar për nëj ccështje konkrete lidhur me probleme konkrete të çështjesh dhe unë trajtova në atë moment ato problematika pa vënë në diskutim se çfarë kemi bërë ne dhe duke thënë që duhet ti rrisim dhe ti forcojmë këto. m.p.