Albanese u rizgjodh kryeministër i Australisë,Begaj: Një udhëheqës me rrënjë arbëreshe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot Kryeministrin e rizgjedhur të Australisë, Antonio Albanese, i cili fitoi një mandat të dytë për të drejtuar vendin.

Begaj shkruan se Shqipëria është krenare që sheh një udhëheqës me rrënjë arbëreshe në krye të një vendi të madh dhe njërit prej partnerëve të saj.

Më tej, kreu i shtetit uroi që bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Australisë të vazhdojë të thellohet në vitet në vijim.

“Urime Kryeministër Antonio Albanese për rizgjedhjen tuaj!

Teksa Shqipëria dhe Australia gëzojnë marrëdhënie të ngrohta dhe miqësore, jemi krenarë të shohim një udhëheqës me rrënjë arbëreshe në krye të një vendi të madh dhe njërit prej partnerëve tanë.

Urojmë që bashkëpunimi ynë të vazhdojë të thellohet në vitet në vijim.” – shkroi Presidenti i Republikës në profilin e tij zyrtar në X./E.S

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV