Fushata e 10-të për Ramën, kryeministri tregon pse kjo është ndryshe nga më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë që jemi 7 ditë para zgjedhjeve, Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania për të folur rreth fushatës elektorale, por edhe rreth planeve të Partisë Socialiste për vazhdimin e qeverisjes në rast se në 11 maj dalin me fitore.

Rama tha se kjo është fushata e 10 elektorale e tij, “ndërsa shtoi se kjo është simfonia ë 9 dhe është nota 10, pasi njërën nuk e fituam në 2009”.

I pyetur se çfarë ka ndryshuar në 10 fushata ai tha:

“Ka ndryshuar Shqipëria, ka ndryshuar publiku, natyrisht ka ndryshuar shumë gjithë procesi i fushatës, përgatitjes. Është shumë më e thjeshtë por edhe më e sofistikuar në të njëjtën kohë. Ti ke më shumë eksperiencë dhe di shumë më mirë të planifikosh lëvizjet e të tjerëve, e të tuat. Është më qytetare mendoj. Gjithashtu ka ndryshuar edhe media, por për keq jo për mirë. Në sensin që është shumë më pak e lidhur me të tërën dhe shumë më e fokusuar te vetja. Kështu më duket mua”,-tha Rama. m.p.

Të fundit

Rrëfimet e dhimbshme të qytetarëve në Gaza, një kilogram domate kushton 30 dollarë

Uria katastrofike e shkaktuar nga bllokada e ndihmës ndihet më shumë nga të moshuarit, të rinjtë dhe të varfrit...

“Pse po pi cigare aty?”/ Zbulohet si nisi sherri me të shtëna armësh në Kombinat

Një konflikt i nisur për motive të dobëta mes fqinjëve në zonën e Kombinatit, Tiranë, ka degraduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit,...

Aksident tragjik/ Humbin jetën dy nxënëset 16-vjeçare, po udhëtonin me motor

Dy nxënëse 16-vjeçare nga Kërçova kanë ndërruar jetë tragjikisht në një aksident rrugor. Dy nxënëset 16-vjeçare, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi, nga Shkolla e Mesme...

Radhë automjetesh në Qafë Thanë, dy doganat shqiptare dhe maqedonase shtojnë sportelet

Kjo e shtunë ka shënuar fluks të shtuar në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Numri i lartë i udhëtarëve është regjistruar si...

Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi

Beogradi zyrtar prej vitesh mban lidhje me regjimet në Rusi, Kinë, Bjellorusi, Venezuelë dhe Iran, duke e nxitur Bashkimin Evropian (BE) ta kritikojë atë,...

Lajme të tjera

Web TV